JETA SEKRETE E DRERIT TË MIUT

 

Dreri i turpshëm dhe i vetmuar i miut, më i vogli nga të gjithë drerët në Indi, jeton një jetë të qetë në pjesën e kaçubave të pyllit të dendur.

 

Dreri indian i miut, i quajtur edhe Shevrotaini indian është endemik në nën-kontinentin Indian. Gjendet kryesisht në Indinë gadishullore me disa të dhëna të vjetra nga Nepali. Dreri indian i miut është i vogël, 25-30 cm në nivelin e shpatullave dhe peshon nga dy deri në katër kg. Një tipar unik i këtij grupi është se në vend të stomakut me katër dhoma si te ripërtypësit e tjerë, ata e kanë një stomak me tri dhoma. Ruminantët janë kafshë që e kanë një sistem tretës ku një dietë me bazë bimore tretet në një ndarje të madhe të stomakut të quajtur rumen.

 

Dreri i miut ndoshta e ka marr nofkën nga fytyra e tij e ngjashme me miun. Në të vërtetë, duket si një përzierje e çuditshme e një dreri, derri dhe miu. Dreri indian i miut gjendet në pyje gjetherënëse, gjelbrim gjysmë të përhershëm dhe të përhershëm si dhe në plantacione të dendura të vjetra me rritje të mirë, por asnjëherë shumë larg ujit. Pyjet lumore janë habitati i tij i preferuar. Herë pas here, gjendet edhe në kullosa të larta e të lagështa, por thundrat e tij të holla me maje e bëjnë të vështirë ecjen në tokë të butë. Ndoshta për shkak të jetës së tij në nënshartesë, ky është grupi i vetëm i drerëve pa brirë, pasi që brirët do të ngatërroheshin në bimësinë e dendur.

 

Ata jetojnë një jetë të vetmuar kështu që supozohet se meshkujt kanë territore ku meshkujt e tjerë përjashtohen, por femrat janë të mirëpritura për çiftëzim. Në të gjitha sistemet e tilla të çiftëzimit, femrat lëvizin nga territori në territor dhe zgjedhin një mashkull sipas dëshirës për çiftëzim. Pasi mbaron çiftëzimi, ajo e vazhdon jetën e vetmuar dhe lind një ose dy këlysh në një vend të izoluar. Një sjellje tjetër unike e drerit të miut është se ata e bëjnë një gropë, përgjithësisht në një zgavër të një trungu të madh të pemës ose në gjethe të trasha të ngatërruara të tokës për t’u fshehur kur kërcënohen nga grabitqarët.

 

Siç pritet, një kafshë kaq e vogël kërcënohet nga shumë grabitqarë si shqiponja, pitoni, çakalli, macja e egër dhe hardhuca monitoruese. Prandaj, ai preferon të jetojë një jetë të qetë, të fshehtë. Dreri i miut shkon në errësirën e natës për të kërkuar bar të freskët, gjethe, fruta dhe lule. Ata kanë ekzistuar për gati 34 milionë vjet kështu që ata mund të kujdesen për veten mjaft mirë nëse i lëmë të qetë.

 

Dreri i miut jeton 8 deri në 12 vjet në natyrë, ndërsa në robëri pak më shumë se 6 vjet. Duke e pasur parasysh ndrojtjen e tij të njohur ndaj njerëzve, disa mendojnë se përshtatja e tij me robërinë është në vetvete një fenomen. Shumica e kopshteve zoologjike do të donin të ekspozonin drerë miu, por shumica nuk dinë t’i mbajnë ata. Mbajtja e tyre në një rrethim të madh pa kushte të habitatit të tyre rezulton me vdekjen e shumicës së tyre për shkak të stresit dhe ekspozimit. Ata kanë nevojë për një habitat klaustrofobik në formë tuneli që u jep atyre një ndjenjë sigurie. Vendet e mëdha me zona të hapura është e parehatshme për ata.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE