KA FILLUAR APLIKIMI PËR TECHSTITUTION 4.0

 

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, organizata Open Data Kosovo, ka njoftuar se është hapur thirrja për të aplikuar për pjesëmarrje në edicionin e katërt të projektit Techstitution, i cili është vazhdimësi e rrugëtimit për inkuadrimin e të rinjve përmes zhvillimit të teknologjive moderne dhe zhvillimit intensiv të aftësive të tyre në fushën më premtuese në treg – atë të teknologjisë.

 

Trajnimi është FALAS, do të zgjasë 5 ditë dhe do të mbahet online kurse afati i fundit për aplikim është më 31.03.2021 në orën 23:59. Për të marrë pjesë në trajnimet e Techstitution 4.0 duhet të jeni 14 deri 24 vjeç, dhe të vini nga këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Lipjan, Dragash, dhe Zubin Potok. Ndërsa, të gjithë ata që janë të interesuar që të marrin pjesë, detajet e plota rreth Techstitution 4.0 si dhe formularin për aplikim mund t’i gjejnë duke klikuar këtu.

 

Techstitution 4.0 financiohet nga Unicef Kosovo Programme dhe Austrian Development Agency në Prishtinë dhe implementohet nga Open Data Kosovo.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE