KËSHTJELLA “TORRECHIARA” NË ITALI

 

E meremetuar rrënjësisht në mes të shekullit të 15-të, por që daton nga një periudhë e mëhershme mesjetare, kështjella “Torrechiara” (Torrekiara) konsiderohet si një prej kështjellave më mirë të ruajtura në provincën e Parmës.

 

Teksa Rilindja (Renesanca) ishte duke lulëzuar në mbarë italinë, Kështjella Torrechiara u ridizejnua si një kështjellë me kulla masive të gurit dhe bedena të lidhura nga një mur rrethues i trefishtë. Kjo strukturë impozante me fasadën e rreptë pa dyshim e kishte për qëllim që t’ia fuste frikën çdo armiku të mundshëm.

 

Mirëpo, Torrechiara u ndërtua edhe për të qenë shtëpia e Bianca Pellegrini (Bianka Pelegrimi), dashnores së pronarit të kësaj kështjelle Pier Maria Rossi. Krahas bedenave, brenda këtyre mureve masive gjenden edhe afreske të shumta që e lartësojnë dashurinë e tyre. Vendndodhja e kështjellës është po aq romantike sa edhe historia e pronarit të saj. Nga disa pika, vizitorët mund t’i shohin kullat e larta të kështjellës si dhe majat e larta të vargmaleve Apenine.

 

Sa i përket emrit, sipas burimeve të shumta emri kësaj kështjelle rrjedh nga fjala “torchio” (torkio) që është emri i makinës që përdoret për shtypjen e rrushit. Me fjalë të tjera, emri i kësaj kështjelle do të thotë “shtypëse e verës”. Ndonëse, Torrechiara në italisht mund të ndahet në dy fjalë “torre chiara” që do të thotë “kullë ndritura”, e që mund të kuptohet si një referencë e ngjyrës së mureve dhe shkëlqimit të tyre kur iu bien rrezet e diellit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE