KËSHTJELLA WALZIN NË PROVINCËN NAMUR TË BELGJIKËS

 

Kështjella Walzin duket sikur ka mbirë nga gremina shkëmbore mbi të cilën është ngritur. E vendosur në maje të një kepi të lartë, një kështjellë e një lloji e ka mbikëqyrur Lumin Lesse në Belgjikën jugore që nga shekulli i 13-të. Ndonëse pjesa më e madhe e strukturës origjinale u dogj nga francezët në vitin 1554, në shekullin e 15-të një kullë në formë të patkoit me katër topa i mbijetoi flakëve.

 

Më pas vijuan një sërë restaurimesh, dhe Kështjella Walzin tani qëndron si një kapsulë kohore e përsosur e arkitekturës belge. Madje, ajo nuk është e vetme pasi që kjo pjesë e Uallonisë (Wallonia) është përplot me kështjella piktoreske, duke e përfshirë këtu edhe Kështjellën e Vêves, e cila gjendet shumë afër, dhe e cila është ndërtuar rreth vitit 1410.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE