KËTA JANË FITUESIT E ÇMIMEVE OSCAR 2021

 

Me mbi dy muaj vonesë nga periudha e zakonshme, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme (e hënë 26 prill 2021) më në fund u mbajt edhe ceremonia për ndarjen e Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, të njohur ndryshe si “Oscars”. Padyshim, si shumë aktivitete të tjera edhe kjo ceremoni ishte e kufizuar për shkak të masave kundër COVID-19. Gjithsesi, vëmendja kryesore ishte për të zbuluar se kush do të ishin fituesit e statujës së çmuar për këtë vit kur vajtja në kinema ishte pothuajse e pamundur.

 

Fituesi më i madh i mbrëmjes ishte padyshim filmi Nomadland i cili u shpërblye në tri kategori, nga gjashtë nominimet që i kishte. Ndër çmimet e fituara ishin: filmi më i mirë, aktorja më e mirë dhe regjia më e mirë. Kjo ishte hera e tretë që aktorja Frances McDormand e fiton çmimin “Oscar” për aktoren më të mirë. Edhe regjisorja e Nomadland, Chloé Zhao hyri në histori me fitoren e saj pasi që ajo është femra e parë “me ngjyrë” (jo kaukaziane) dhe vetëm femra e dytë në histori pas Kathryn Bigelow (The Hurt Locker) që e fiton këtë çmim.

 

Një ndër befasitë kryesore ishte edhe fitorja e Anthony Hopkins për aktorin më të mirë pasi që tashmë i ndjeri Chadwick Boseman ishte favoriti kryesor për të fituar në këtë kategori për rolin e tij në filmin Ma Rainey’s Black Bottom. Ai ishte aq favorit i madh sa që ky çmim u nda në fund të ceremonisë në vend të atij për filmin më të mirë në mënyrë që e tërë ceremonia të mbyllej më një homazh për të.

 

Më tej Yuh-Jung Youn dhe Daniel Kaluuya për rolet e tyre respektive në filmat Minari dhe Judas and the Black Messiah, ishin fituesit për aktoren dhe aktorin më të mirë në rol ndihmës. Kurse, filmi më i mirë i animuar ishte “Soul”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE