KFOR-i E NDIHMON ME DONACIONE SHKOLLËN E ÇABRËS

KFOR-i E NDIHMON ME DONACIONE SHKOLLËN E ÇABRËS

 

Me një ceremoni modeste më 22 shtator 2020, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Osman Rama”, në Çabër, komuna e Zubin Potokut, u përurua këndi i lojërave, ndriçimi i objektit shkollor, rregullimi i fushës së basketbollit si dhe ndriçimi i jashtëm i shkollës. Ky projekt u realizua falë kontributit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) të KFOR-it.

 

I pranishëm në këtë ceremoni të përurimit të këtij projekti ishte edhe zëvendëskomandanti i Komandës Rajonale të Lindjes të KFOR-it, Koloneli, Hoback, i cili në mes të tjerash theksoi: “Sot po e përurojmë këndin e lojërave i cili është i dedikuar për komunitetin. Një nga arsyet pse e bëjmë këtë si KFOR është sepse ne jemi të interesuar për rininë e Kosovës. Ne e dimë që fëmijët janë e ardhmja. Dua prapë të theksoj se qëllimi ynë është të ofrojmë stabilitet në Kosovë, për popullatën dhe për institucionet në Kosovë. Ne mund t’i ndihmojmë ata të jenë më produktiv.”

 

Me këtë rast, mësimdhënësja dhe përgjegjësja e shkollës “Osman Rama”, Arjeta Zatriqi- Begu e falënderoi KFOR-in për ofrimin e mirëqenies më të mirë për fëmijët: “E falënderojmë shumë KFOR-in në përgjithësi për kontributin e tyre, për shkollën tonë si dhe komunitetin e fshatit. Ka shumë fëmijë të cilët nuk kanë mundësi financiare të shkojnë tek këndet e tjera të lodrave, kurse tani, ata mund të vijnë këtu për të përjetuar kënaqësi”.

 

Përmes projekteve të ndryshme të realizuara, KFOR-i po e dëshmon se është këtu për të qenë më pranë të gjithë njerëzve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Njëherit, kjo e dëshmon se KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurimin e një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE