KFOR-i E NDIHMON SHOQATËN “AUTIZMI” NË PRISHTINË

Ditë më parë, me një ceremoni modeste Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it i dorëzoi edhe zyrtarisht shoqatës “Autizmi” në Prishtinë një donacion tejet të vlefshëm dhe të domosdoshëm. Në kuadër të këtij donacioni qendra në fjalë e përfitoi një shirit për vrapim, një biçikletë, një orbitrek dhe disa pajisje të tjera për fitnes, të cilat janë të nevojshme për ndihmuar me zhvillimin e motorikës, muskulaturës por, edhe për ofrimin e aktivitetit fizik për fëmijët mbipeshë, të cilët vijnë në këtë shoqatë.

 

Me rastin e pranimit të donacionit në fjalë, drejtoresha e shoqatës, Sunita Kurti, theksoi se ky donacion është tejet i rëndësishëm për shoqatën që ajo e drejton, gjegjësisht për fëmijët të cilëve kjo shoqatë iu ofron shërbime. Këtë qëndrim të drejtoreshës Kurti e mbështeti edhe Erëza Ramadani, mbikëqyrësja e punës terapeutike, e cila shtoi se në punën terapeutike me fëmijët me autizëm zhvillimi i motorikës së lëvizjeve fine dhe lëvizjeve të mëdha është domosdoshmëri. Prandaj, pranimi i këtij donacioni i mundëson kësaj qendre që në listën e shërbimeve që i ofron të ketë edhe ergoterapinë, gjegjësisht ushtrimet e mirëfillta fizike për zhvillimin motorik të fëmijëve.

 

Donacionin në emër të KFOR-it e dorëzoi zëvendëskomandanti i Komandës Rajonale Lindje, koloneli Noel Hoback. Me këtë rast koloneli Hoback theksoi se ishte kënaqësi për të që ta dorëzonte këtë donacion në këtë shoqatë. “Fëmijët janë e ardhmja, dhe unë sot e pashë se këtu punon një personel i mrekullueshëm i cili është duke bërë punë të jashtëzakonshme me këta fëmijë, të cilët e përbëjnë një pjesë tejet të ndjeshme të shoqërisë. Kënaqësia është edhe më e madhe kur e di se donacioni ynë do t’ua mundësojë atyre që t’i përmirësojnë shërbimet të cilat i ofrojnë për këta fëmijë,” shtoi në fund koloneli Hoback.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE