KFOR-I E ORGANIZON FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR VEROR

 

Në fundjavën që e lamë pas KFOR-i e organizoi Festivalin Veror në Kampin Film City në Prishtinë. Me këtë rast, mbi 2000 mysafirë e patën rastin që të kënaqeshin me një sërë aktivitetesh argëtuese të cilat ishin përgatitur në kuadër të këtij manifestimi. Krahas aktiviteteve argëtuese, mysafirët patën mundësinë që të shijonin edhe ushqimet e ndryshme tradicionale si perecët e famshëm gjerman, lazanjat italiane, petullat austriake, çokollatat zvicerane, dhe borshi ukrainas.

 

Nuk mungoi as muzika e mirë

Mysafirët u kënaqën edhe nën tingujt e hiteve të ndryshme muzikore të cilat u luajtën nga grupet vendore. Një përjetim i veçantë ishte edhe ekzekutimi i muzikës unike tradicionale irlandeze. Ndërsa, për adhuruesit e muzikës moderne ishte angazhuar një DJ.

 

Kuiz i diturisë dhe sporte

Padyshim, më të lumturit në këtë manifestim ishin vizitorët më të vegjël. Fëmijët e moshave dhe etnive të ndryshme e patën rastin që të kënaqeshin me lojëra dhe aktivitete të ndryshme. Për këta fëmijë, por edhe për prindërit e tyre, një përjetim i veçantë ishin vizitat e helikopterëve, por edhe mjeteve të tjera ushtarake si dhe fotografimi në të njëjtat.

Të vegjlit e patën mundësinë edhe ta provonin veten në kuzinin e diturisë si dhe aktivitete të ndryshme rekreative dhe sportive në mesin e të cilave u veçua ngritja e xhitave (balonave) në qiell). Ç’ është më e rëndësishmja të gjithë këta fëmijë e patën rastin që të njiheshin me kultura të reja dhe të krijonin miqësi të reja.

 

Diçka për të gjithë – ky është përshkrimi më i mirë për paraditen e së shtunës në Prishtinë, dhe kjo vlen posaçërisht për më të vegjlit të cilët në fund të ditës u nisën për në shtëpitë e tyre të mbushur me përvoja të mrekullueshme dhe dhurata të shumta.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE