KFOR-i IU DHURON TABELA IMTERAKTIVE DHE KOMPJUTERË SHKOLLAVE NË SHTËRPCË

CIMIC (Civil Miliatry Cooperation – Bashkpunimi Civilo-Ushtarak) i KFOR-it iu dhuroi tabela interaktive dhe kompjuterë laptop gjashtë shkollave në Komunën e Shtërpcës, në të cilat i vijojnë mësimet nxënës të komunitetit shqiptar dhe atij serb.

 

Koloneli Gianluca Figus, Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit dh me këtë rast theksoi se fëmijët janë e ardhmja. Prandaj, është e rëndësishme që të investohet në arsimimin e tyre, posaçërisht gjatë pandemisë së COVID-19.

 

“Fëmijët në Shtërpcë do të përfitojnë nga ky donacion. Gjatë pandemisë së COVID-19 ky donacion mund të jetë edhe më i rëndësishëm për ata dhe natyrisht, do të përfitojë edhe arsimimi i tyre,” shtoi ai.

 

Drejtorët e shkollave u shprehën falënderues për ndihmën që KFOR-i e ofron për arsimimin e fëmijëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën e Shtërpcës.

KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë si dhe për të ndihmuar institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë dhe arsimimit dhe deri tani i ka siguruar një sërë donacionesh për të ndihmuar autoritetet lokale në luftën kundër COVID-19.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE