KID LAROI VAZHDON TË VENDOSET NË KRYE TË TOP-LISTAVE

 

“Australia është e ardhmja e muzikës”

 

Charlton Kenneth Jeffrey Howard (lindur më 17 gusht 2003), i njohur profesionalisht si Kid LAROI, është një reper dhe këngëtar australian nga Sidneji. Reperi 18-vjeçar ka shumë gjëra për të cilat ai në këtë moment duhet të jetë i lumtur, pasi vazhdimisht ka rritur bazën e tij të adhuruesve me hitet transmetuese “streaming”. Kid LAROI ka këngën më të madhe në planet – “Stay.” LAROI tanimë ka arritur shumë për një kohë të shkurtër. Po aq mbresëlënëse sa është për dikë një album në vendin e parë dhe një këngë në vendin e parë, ylli i ri, projekti i parë madhor i të cilit doli vitin e kaluar, e mat suksesin ndryshe.

 

Ju thatë se nuk i shikoni se në cilin vend janë këngët dhe nuk festoni. Pse kështu?

Thjesht mendoj se duhet t’u jepni njerëzve kohë për të pranuar muzikën. Janë disa këngë që kur dolën për herë të parë i kam urryer, ose ndoshta më kanë pëlqyer shumë, por me kalimin e kohës kjo ndryshon. Unë thjesht bëj muzikë dhe e publikoj atë e kjo më mjafton mua. Unë e mbaj familjen time. Kështu e mas unë suksesin: fakti që jam në gjendje të kujdesem për familjen time. Nuk më intereson se në cilin vend është në asnjë top-listë, për sa kohë që unë jam ende në gjendje të mbaj familjen time dhe t’i mbaj të gjithë të lumtur.

 

Vlerësimet janë vlerësime, por gazeta “Sydney Morning Herald” lavdëroi albumin tuaj. Çfarë do të thotë për ju ajo mbështetje në vendlindje?

Është një ndjenjë që nuk mund ta shpjegosh. Gjithashtu është një ndjenjë që nuk e kam ngujuar ende në kokë. Është e çuditshme. Por, po, unë jam thjesht shumë mirënjohës. E gjitha është dashuri. Është çmenduri. Nga ajo sa shoh në internet, është çmenduri. Ekziston një video-klip në internet ku ju thoni, “Mos e merrni atë shtrembër. Unë ndonjëherë bëj muzikë që është pak e prirur nga zhanri pop, por me të vërtetë bëj rep. Unë jam një reper, me të vërtetë bëj rep.”

 

A ju shqetëson që ndonjëherë kritikuesit thonë se muzika juaj nuk është ajo që duhet të jetë sipas idesë së tyre për repin?

Sinqerisht, jo. Unë thjesht bëj atë që ndiej se është e drejtë dhe bëj çkado që më vjen. E njëjta gjë me top-listat, ato janë për të gjithë ju, jo për mua. Unë e bëj muzikën dhe e publikoj atë. Çfarëdo që duan të thonë është çfarëdo…

 

A ka ekzistuar ndonjëherë një moment kur kjo ju ka shqetësuar?

Sigurisht. Sigurisht. Në fillim më shqetësonte gjithmonë. Madje edhe në kohërat e kaluara në shkollë, fëmijët më tallnin, ndërsa unë përpiqesha të bëja muzikë. Dikur më bezdiste kaq shumë. Por mendoj se kjo është gjithashtu pjesë e shtytjes. Një pjesë e asaj që më motivon.

 

Kur vjen puna për të bërë këngë personale, a e ndjen nevojën që shpesh të krijosh të tilla? Pra, që të mund t’i tregoni njerëzve se kush jeni, në krahasim me supozimet që ata mund të bëjnë?

Nuk është as për t’iu treguar njerëzve, është vetëm për qetësinë time. Nuk më intereson vërtet se çfarë mendojnë njerëzit.

 

Shumë njerëz kanë folur për bashkëpunimin tuaj me NBA YoungBoy. Si u bëtë bashkë?

Të vërtetit lidhen, o njeri. Të vërtetit lidhen. Ai është një djalë vërtet i mirë. Më dha shumë këshilla tejet të mira.

 

Dihet se nëna juaj ka ndikuar në shijet tuaja muzikore duke lëshuar muzikë të artistëve si “Erykah Badu” dhe “Kanye West”. A mund të flisni pak më shumë për ndikimin që kishte ajo tek ju?

Gjithçka që dëgjova që nga dita që linda ishte e tëra nëna ime, çfarëdo që nëna ime lëshonte. Fëmijët thjesht përthithin çdo gjë rreth tyre dhe për fat nëna ime kishte shije mjaft të mirë në muzikë.

 

Si u ndjetë kur e publikuat projektin tuaj në të njëjtën javë kur një nga idhujt tuaj e publikoi të tijin?

Mendoj se Kanye është më i madhi i të gjitha kohërave dhe mendoj se unë jam i tmerrshëm. [Qeshet.] Kanye është më i madhi i të gjitha kohërave.

 

Publikuat këngën “Stay” dhe ju dhe Justin Bieber keni një marrëdhënie shumë të fortë. Mund të na ktheni tek hera e parë që jeni takuar?

Ai më dërgoi DM në Instagram dhe një natë erdha në studio. Ai sapo kishte mbaruar albumin e tij dhe i kishte ftuar disa njerëz për ta dëgjuar atë. Ishte një shkëndijë. Ne thjeshtë klikuam. Që nga fillimi gjithmonë ka pasur energji të mirë [ndërmjet nesh].

 

Cila është këshilla më e mirë që ai ua ka dhënë ndonjëherë?

Ai thjesht më tha që duhet të jesh mirënjohës për gjithçka. Edhe kur ndihem i mërzitur dhe ndihem sikur nuk dua të bëj diçka, duhet ta kujtoj se ka kaq shumë njerëz atje jashtë që do të donin të ishin në pozitën time, si dhe ka shumë gjëra të tjera që do të isha duke i bërë tani e që do t’i urreja edhe më shumë. Pak a shumë, kjo është ëndrra ime. Unë jam duke e jetuar ëndrrën time dhe kjo është ajo që gjithmonë kam dashur të bëj. Gjithmonë duhet ta kujtoj këtë dhe të jem mirënjohës. Të mos e lë të bëhet shumë e zakonshme.

 

Ekziston ndonjë këngë që e keni vënë re se e tërheqë më tepër audiencën?

Padyshim “Without You” dhe “Stay”.

 

Kur zgjoheni dhe mendoni se si e keni realizuar ëndrrën tuaj në moshën 18 vjeçare, si e gjeni motivimin për të bërë më shumë përpjekje?

Thjesht më pëlqen të bëj muzikë. Kjo është shtysa. Thjesht dashuria për të bërë muzikë.

 

Cili është plani për pjesën tjetër të vitit?

Thjesht të bëj muzikë dhe video incizime dhe të jem thjesht i lumtur.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE