KJERAGBOLTEN

 

Një ndër tiparet kryesore të bregdetit të Norvegjisë janë fjordet e panumërta të cilat krijojnë një peizazh vërtetë mahnitës. Në njërin prej këtyre fjordeve, të quajtur Lysefjorden (që do të thotë fjordi i dritës) në lartësi mbidetare prej 1084 metra, gjendet një atraksion tepër i veçantë.

 

Bëhet fjalë për një copë shkëmbi me vëllim 5m3 e cila ka ngecur në një të çarë mes dy shkëmbinjve të këtij fjordi.

 

Ky atraksion turistik vizitohet shumë shpesh pasi që vendi ku ai gjendet mund të arrihet në këmbë. Norvegjezët thonë se hipja në këtë shkëmb sjell fat. Mirëpo, vetëm ata më trimat guxojnë që të shkelin në të.

 

Supozohet se kjo copë e shkëmbit ka ngecur aty rreth 50.000 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullit pas epokës së fundit të akullnajave.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE