KOHA PËR NATYRËN

Ushqimet që i hamë, ajri që e thithim, uji që e pimë dhe klima që e bën planetin tonë të banueshëm, të gjitha vijnë nga natyra. Për shembull, çdo vit, bimët detare e prodhojnë më shumë se gjysmën e oksigjenit të atmosferës sonë, dhe një dru i rritur e pastron ajrin tonë, duke i thithur 22 kilogramë dyoksid karboni, dhe duke liruar oksigjen në vend të tij. Përkundër të gjitha këtyre të mirave që natyra jonë na i dhuron, ne vazhdojmë që ta keqtrajtojmë atë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Për këtë arsye kemi nevojë për shënimin e kësaj DITE.

Dita Botërore e Mjedisit, nikoqir i së cilës për vitin 2020 është Kolumbia, është dita më e njohur për veprime mjedisore. Që nga viti 1974, ajo është shënuar më 5 qershor, duke i angazhuar qeveritë, bizneset, personalitetet e famshme dhe qytetarët e zakonshëm që t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre rreth çështjeve të rëndësishme për ambientin.

Sivjet tema është biodiversiteti – një brengë e cila është urgjente po aq sa edhe ekzistenciale. Ngjarjet e kohëve të fundit, duke filluar nga zjarret e pyjeve në Brazil, Shtetet e Bashkuara dhe Australi e deri te invazionet e karkalecave në tërë Afrikën e Jugut – dhe tani, pandemia globale – e demonstrojnë ndërvarësinë e jetëve njerëzore dhe rrjetën e jetës në të cilën ekzistojnë ato.

Biodiversiteti dhe ndërlidhja e tij me njerëzit

Biodiversiteti është baza e cila i mbështet të gjitha format e jetës në tokë dhe nën ujë. Ai ndikon në çdo aspekt të jetës njerëzore, duke ofruar ajër dhe ujë të pastër, ushqime të shëndetshme, të njohuritë shkencore dhe burime të ilaçeve, rezistencë natyrale ndaj sëmundjeve dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ndryshimi apo heqja e një elementi në këtë rrjet e ndikon tërë sistemin jetësor dhe mund të krijojë pasoja negative.

Veprimet e njerëzve, duke e përfshirë shpyllëzimin, cenimin e habitateve të kafshëve të egra, bujqësia intensive dhe përshpejtimi i ndryshimeve klimatike, e kanë shtyrë natyrën përtej kufijve të saj. Do të nevojiteshin 1,6 toka për t’i plotësuar kërkesat vjetore të njerëzve nga natyra. Nëse vazhdojmë në këtë drejtim, humbja e biodiversitetit do të ketë pasoja të rënda për njerëzimin, duke e përfshirë kolapsin e sistemeve ushqimore dhe shëndetësore.

Paraqitja e COVID-19 e ka theksuar faktin se, kur e shkatërrojmë biodiversitetin, ne e shkatërrojmë sistemin që e mbështetë jetën njerëzore. Sot, vlerësohet se në shkallë globale, rreth një miliard raste të sëmundjeve dhe miliona raste të vdekjeve ndodhin çdo vit nga sëmundjet e shkaktuara nga korona viruset; dhe rreth 75 për qind e të gjitha sëmundjeve infektive në rritje janë zoonotike, që do të thotë se ato transmetohet tek njerëzit nga kafshët.

Natyra është duke na e tërhequr vëmendjen!

Kolumbia – nikoqiri global i Ditës Botërore të mjedisit 2020

Kolumbia është një prej vendeve me biodiversitetin më të madh në botë. Ajo është shtëpia e mbi 51.000 specieve të ndryshme si dhe e ka larminë më të madhe të zogjve dhe orkideve në botë. Ajo, po ashtu, radhitet e dyta për sa i përket shumëllojshmërisë së bimëve, fluturave dhe peshqve të ujërave të ëmbla dhe amfibeve. Kjo begati e jetës lulëzon në më shumë se 300 loje të ekosistemeve, disa prej të cilave mbesin të paprekura në zonat e mbrojtura.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE