KOKORET MË TË MIRA TË RV QË MUND T’I BLENI NË VITIN 2021: PAJISJET MË TË MIRA TË REALITETIT VIRTUAL

 

Ideja e realitetit virtual ose “VR” (gj.angleze) sigurisht që nuk është e re. Kjo ide ka qarkulluar në fushën e teknologjisë për disa vite, por kohët e fundit, teknologjia i ka thyer disa nga barrierat më afatgjate. Në vitet e fundit, këto pajisje vizuale të realitetit virtual janë bërë gjithnjë e më të qasshme si për nga çmimi, ashtu edhe për nga përdorshmëria. Gjithçka mund të ketë filluar me pajisje si “Cardboard” nga Google, që e hapi derën për këdo me një telefon të mençur, por edhe pajisjet vizuale më të shtrenjta tani janë më të lehta për t’u përdorur e gjithashtu më të bukura nga pamja. Aparatet moderne të lojërave janë gjithashtu më efikase dhe mund të ofrojnë mjedise virtuale tejet reale në rehatinë e shtëpisë suaj dhe kjo e bën që të jetë një kohë shumë më emocionuese për realitetin virtual. Më poshtë i kemi cekur disa nga sistemet më të mira të realitetit virtual që mund t’i gjeni.

 

HP Reverb G2

Nëse jeni duke kërkuar më të mirën nga më të mirat, për mendimin tonë pajisja vizuale “Reverb G2” aktualisht është basti i juaj më i mirë. “HP Reverb G2” aktualisht është pajisja vizuale më e mira e realitetit virtual që mund të blini. Kjo është falë posedimit të disa prej lenteve më të mira që ekzistojnë dhe gjithashtu edhe pikseleve më të larta, me rezolucion 2160 x 2160 për sy, që ofron disa pamje seriozisht të kënaqshme. Kjo pajisje vizuale është integruar gjithashtu me “Valve” dhe “Microsoft” që do të thotë se funksionon si me “Windows Mixed Reality” ashtu edhe me “Steam VR”, duke ju dhënë më të mirën nga të dy botët. Kamerat integruese për gjurmim, dizajni i rehatshëm dhe përvoja fantastike e lojërave e kurorëzojnë në një pako të shkëlqyeshme.

 

Oculus Quest 2

Pajisja vizuale “Oculus Quest 2” nuk është thjesht një azhurnim fantastik i “Quest-it” origjinal, me pamje vizuale dhe karakteristika më të mira, por është pajisje vizuale e volitshme nga çmimi, e përshtatshme për përdoruesin, të cilën po qe se nuk do ta blinit do të ishit thjesht të çmendur. “Oculus Quest 2” gjithashtu është në mesin e pretendentëve për titullin e pajisjeve vizuale më të mira të realitetit virtual dhe kjo jo vetëm sepse është një prej pajisjeve vizuale më të volitshme “VR” për nga çmimi që ekzistojnë. Janë pajisje vizuale pa kabllo që nuk kanë nevojë për kompjuter për të punuar, por prapëseprapë përmbajnë mjaftueshëm veçori për të luajtur disa nga lojërat më të mira të realitetit virtual që ekzistojnë. Pamjet e shkëlqyera vizuale, audioja e mrekullueshme dhe veçoria për tu lidhur dhe për të luajtur më shumë me “Oculus Link” e bëjnë pajisjen vizuale “Quest 2” edhe më të veçantë.

 

Sony PlayStation VR

“PlayStation VR” i heq shumë pengesa realitetit virtual, sepse është një pajisje shtesë e një platforme ekzistuese. Kjo pajisje vizuale sjellë lojë gjithëpërfshirëse në sistemin tuaj ekzistues të lojës dhe është tejet e qasshme. Në vend që të paraqesë një sistem të plotë të realitetit virtual, pajisja “PS VR” e prodhuesit “Sony” është pajisje shtesë për sistemin e lojës “PS4”, “PS4 Slim” dhe “PS4 Pro”, që do të thotë se është më pak e kushtueshme sesa “Oculus Rift” ose “HTC Vive”. Pajisja vizuale “PlayStation VR” përdorë të njëjtën teknologji si të tjerat, megjithëse rezolucioni i saj i ekranit është më i ulët se rezolucioni i “HTC” dhe “Oculus”. Ajo i gjurmon lëvizjet e kokës suaj dhe e përdorë kamerën e “PlayStation”, në kombinim me komanduesin tuaj të “PS4” ose komandueset e lëvizjes së “PlayStation Move”, për të paraqitur përvojën e realitetit virtual. Kjo është pajisje shtesë e “PS4-shit” tuaj, që me gjasë për shumë kë mund të shihet si zgjedhje më e lehtë e realitetit virtual.

 

Google Cardboard

Pajisja vizuale “Cardboard” është e përsosur: nëse doni të keni përvojë me “VR” pa shpenzuar një pasuri të tërë, kjo është një pikënisje e mirë. Pajisja vizuale “Google Cardboard” u zbulua për herë të parë në vitin 2014, në kuptimin e plotë të fjalës si një karton që paloset, në të cilën mund të vendoset një telefon i mençur. Bukuria e pajisjes “Google Cardboard” është e dyfishtë: së pari, kostoja e pajisjes është minimale, shpesh falas dhe së dyti, është universale, duke e mbështetur një gamë të gjerë modelesh të telefonave të mençur – në thelb, gjithçka që do të mund të vendoset në pjesën e përparme dhe të qëndrojë e sigurt. “Google” e ka një sërë aplikacionesh për pajisjen dhe e ka veçuar realitetin virtual për zhvillim dhe investim në të ardhmen. Ekzistojnë një sërë aplikacionesh për “Cardboard”, si dhe mund të shikoni në 360 shkallë mjedise si “Google Street View” ose të shikoni në 360 shkallë përmbajtje në “YouTube”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE