KP ORGANIZON LIGJËRATË PËR SIGURINË NË TRAFIK NË SHFMU “FAIK KONICA”

 

Ligjëratat për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë pjesë e rëndësishme e punës së Policisë së Kosovës në përgatitjen e gjeneratave të reja për t’u përballur me sfidat e ndryshme të cilat ato mund t’i hasin gjatë jetës së tyre të përditshme.

 

Ditë më parë ekipi i mediave të KFOR-it, duke e përfshirë edhe Revistën ‘For You’, e pati rastin që të merrte pjesë në një ligjëratë të tillë të organizuar në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Faik Konica” në Prishtinë. Me këtë rast, zyrtarët policor Isak Përçuku dhe Dushan Popovic u folën nxënësve të klasës 6/2 të kësaj shkolle për rregullat, shenjat dhe sigurinë në komunikacion.

 

 

Në një deklaratë të shkurtër për redaksinë tonë të dy këta zyrtarë u shprehën të kënaqur që janë në gjendje që të mbështesin shkollat dhe rininë e Kosovës. “Në vitet e hershme formuese, është e rëndësishme që të rinjtë të mësojnë për ligjin dhe çfarë rreziqe mund të hasin ose shohin në shoqëri dh si të përballen me këto rreziqe. Të rinjtë gjithmonë na presin me kureshtje dhe pyetje, dhe për ne është frymëzuese që t’i informojmë dhe të punojmë ata,” shtuan Përçuku dhe Popoviq.

 

Në fund të ligjëratës ne e patëm mundësinë që të flisnim edhe me nxënëset Lea Drenori, Lea Nikshiq, Vlera Kastrati dhe Driana Peçani. Këto shoqe të ngushta na treguan që kjo ishte hera e parë që patën rastin të dëgjonin një ligjëratë të tillë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës. Kurse sa i përket mësimeve të marra nga kjo ligjëratë ato i përmendën rëndësinë e respektimit të shenjave të komunikacionit, që të tregohen më të kujdesshme në trafik dhe që në çdo kohë dhe situatë t’i respektojnë rregullat e trafikut.

 

Ato, i porositën edhe bashkëmoshatarët e tyre që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit por, edhe Policinë e Kosovës kudo që i shohin pasi që ata janë gjithmonë në shërbimin tonë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE