LAKE DISTRICT – LOKACION I TRASHËGIMISË BOTËRORE TË UNESCO

 

Një ndër zonat më të bukura të Anglisë njihet me emrin Lake District (Qarku ose Krahina e Liqeneve) emër ky që vjen nga 16 liqenet e akullnajave të cilat shtrihen si shirita përgjatë shpateve, maleve dhe luginave të gjelbra.

 

Frymëzim për shkrimtarët dhe Lokacion i Trashëgimisë Botërore

Ndonëse dikur kjo zonë ishte e ndarë në mes tri qarqeve (krahinave), sot ajo është përfshirë e tëra nën qarkun e Cumbria. Bukuria e kësaj zone është aq e veçantë sa që ajo ka qenë frymëzim për shumë shkrimtar duke i përfshirë këtu William Wordsworth, John Ruskin, dhe Beatrix Potter, shtëpitë e të cilëve sot janë ndër lokacionet më të vizituara nga turistët. Për më tepër, në vitin 2017, kjo zonë u shpall nga UNESCO si një Lokacion i Trashëgimisë Botërore.

 

16 liqene akullnajore dhe maja më e lartë në Angli

Ndonëse Lake District e përfshin vetëm një sipërfaqe prej 48 x 64 kilometra, aty gjenden 180 shpate me lartësi mbidetare mbi 609 si dhe Scafell Pike (Maja Skafell) e cila është 978 metra mbi nivelin e detit dhe njëherit mali më i lartë në Angli. Ndërsa, në mesin e liqeneve dallohen Crummock Water, Buttermere dhe Loweswater.

 

 

Liqeni Crummock Water

Ky liqe është katër kilometra i gjatë, 0,97 kilometra i gjerë dhe katërdhjetë e tri metra i thellë. Ujin në këtë liqe e sjellin disa përrenj duke e përfshirë një nga Scale Force, i cili e krijon një ujëvarë pesëdhjetë e dy metra të lartë. Po ashtu në veri të këtij liqeni buron Lumi Cocker, i cili më pas vijon në Luginën Lorton.

 

 

Liqeni Buttermere

Ky liqe është pak më shumë se dy kilometra i gjerë (2 kilometra e dhjetë metra për të qenë të saktë), 400 metra i gjerë dhe 23 metra i thellë, dhe shtrihet në një lartësi mbidetare prej vetëm 100 metra. Në veriperëndim të tij gjendet edhe fshati Buttermere dhe i tërë liqeni është i rrethuar me një shteg 7,2 kilometra të gjatë.

 

 

Liqeni Loweswater

Ky është një prej liqeneve më të vogla në Lake District dhe për dallim nga liqenet Crummock Water dhe Buttermere ai është më i qetë pasi që është më pak i prekur nga turizmi. Gjithsesi, edhe këtë liqen e rrethon një shteg dhe në anën jugore të tij gjendet një ujëvarë me bukuri të rrallë e cila vizitohet pak për shkak se nuk është shumë e dukshme.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE