LE TË DËGJOHET ZËRI I JUAJ!

Në emër të Organizatës Jo–Qeveritare “United Youth Task Force” rrjetit multi-etnik të udhëheqësve të rinj të Kosovës, ju ftojmë që të bëheni pjesë e diskutimit online me të rinjtë e Istogut. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit mbi pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të të rinjve, i cili mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

 

Takimi do të organizohet përmes platformës online ZOOM dhe për datën dhe kohën e caktuar do të njoftoheni me kohë.

 

Diskutimi ka për qëllim që të përmirësojë bashkëpunimin midis të rinjve nga të gjitha komunitetet e komunës, autoriteteve lokale dhe do të përqendrohet në çështjet e mëposhtme:

 

  • Përgjigja komunale ndaj COVID-19 dhe si ata planifikuan/planifikojnë të angazhojnë rininë,
  • Të rinjtë e Istogut: sfidat dhe mundësitë,
  • Arritja tek të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë dhe atyre në zonat rurale,
  • Adresimi i rritjes së dhunës në familje në kohën e COVID-19 dhe çështjeve të shëndetit mendor, dhe
  • Mundësitë e punësimit dhe rimëkëmbja pas pandemisë së COVID-19

 

United Youth Task Force ju ftojnë që të merrni pjesë dhe të shfrytëzoni mundësinë për të parashtruar problemet e juaja dhe të bëheni zë aktiv i të rinjve në komunitetin tuaj.

 

Për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti shkoni në: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScsA3dTpGYbUAa8UwuinbP5NP8_jw9T_lPItBERR3LoO15VDA/viewform

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE