LE TË MENDOJMË PËR MIQËSINË DHE TË FITOJMË!

Stafi i Revistës “For You” e ka kënaqësinë e veçantë që të ftojë të gjithë adoleshentët e moshës 14 deri në 18 vjeç të marrin pjesë në konkursin tonë shpërblyes për ese që është i hapur për të rinjtë e të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë (shqiptar, serb, rom, ashkali, egjiptian, goran, boshnjak, etj). Në veçanti ne i ftojmë të gjithë adoleshentët e minoriteteve që të bashkohen në konkursin tonë dhe të na i japin mendimet e tyre rreth miqësisë, sepse, ashtu siç edhe nënkupton titulli, tema e konkursit tonë për ese është: Le të mendojmë për miqësinë!

 

Nëse jeni të mirë në shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave tuaja me shkrim, kjo është mundësia e përsosur për ju që të garoni me bashkëmoshatarët tuaj. Në përfundim të këtij konkursi, secilit nga tre esetë më të mira do t’i dhurohet nga një tablet. Prandaj, mos hezitoni, ndërsa i shijoni këto pushime verore, ndani disa orë për t’u ulur, për t’u relaksuar, për të menduar dhe për t’i shkruar mendimet tuaja mbi miqësinë dhe t’i jepni vetes mundësinë për të fituar një nga çmimet tona të vlefshme. Pasi ta keni bërë këtë, shkoni në këtë adresë në internet: https://magazineforyou.com/1/competition/ dhe dorëzoni punimin tuaj.

 

Sigurisht, duhet të keni parasysh që në mënyrë që eseja juaj të kualifikohet dhe të hyjë në këtë konkurs, ajo duhet të plotësojë disa rregulla të thjeshta themelore. Para së gjithash, eseja e juaj duhet të jetë në përputhje me temën e konkursit – Le të mendojmë për miqësinë! Eseja duhet të përmbajë 600-800 fjalë dhe nuk duhet të përfshijë asnjë lloj përmbajtjeje fyese në lidhje me kombësinë, politikën, çështjet gjinore ose çfarëdo lloji tjetër të mendimeve ideologjike.

 

Prandaj, mos harroni, nëse jeni të interesuar të futeni në këtë konkurs mund ta bëni këtë duke konkurruar nga data 10 gusht deri më 10 shtator 2020. Sapo të mbarojë periudha e aplikimit, ne do të fillojmë procesin e përzgjedhjes së fituesit, i cili është i ndarë në tri faza:

 

Faza e parë ose Parazgjedhja – gjatë kësaj faze, ekipi ynë do të shikojë të gjitha esetë e dërguara dhe t’i kontrollojë nëse ato janë në përputhje me temën e dhënë dhe nëse janë respektuar rregullat e tjera për pjesëmarrje.

 

Faza e dytë ose Publikimi dhe votimi – në këtë fazë të dytë, të gjitha esetë që e kalojnë fazën e parazgjedhjes do të publikohen në faqet tona në internet dhe në mediet tona sociale ku publiku do të ketë mundësinë që t’i lexojë, pëlqejë dhe shpërndajë esetë. Sigurisht, numri i pëlqimeve dhe ndarjeve (share) që i merr secila ese do të llogaritet si votë. Prandaj, pasi KFOR-i beson në mundësi të barabarta, të gjitha esetë do të kenë në dispozicion të njëjtën periudhë publikimi dhe votimi. Prandaj, data e publikimit do të varet nga numri i eseve të paraqitura. Sidoqoftë, ne presim që faza e votimit publik të përfundojë deri më 30 shtator 2020.

 

Faza e tretë ose votimi i Jurisë – Pasi të mbyllet faza e publikimit dhe e votimit, atëherë do të fillojë faza e tretë dhe më e rëndësishmja. Kjo do të thotë që të gjitha esetë e publikuara do të vlerësohen nga një juri profesionale e përbërë nga ekipi ynë dhe personeli ushtarak i KFOR-it. Juria më pas do të votojë dhe do të vendosë se cilat ese janë tri më të mirat që do të meritojnë të fitojnë secila nga një tablet. Kjo fazë do të fillojë më 1 tetor dhe do të përfundojë më 16 tetor 2020. Në këtë kohë, fituesit do të shpallen në ueb faqen tonë dhe në mediat tona sociale, gjersa ekipi ynë do të kontaktojë secilin nga fituesit dhe do të aranzhojë që ata t’i marrin çmimet e tyre.

 

Varësisht nga zhvillimet e pandemisë “COVID-19” në Kosovë, në kohën kur konkursi ynë do të finalizohet, ne do të vendosim se si t’ua dorëzojmë çmimet fituesve, gjithmonë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe të institucioneve shëndetësore të Kosovës. Ne vërtet shpresojmë, nëse situata e përgjithshme do të na lejojë, që më 24 tetor 2020 do të mund t’i ftojmë fituesit në Kampin “Film City” (Kosova Film) në Prishtinë që t’i marrin çmimet e tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE