LIQENI I KRATERIT NË MALIN BISOKE, RUANDË

 

Malet Virunga janë një seri e vullkaneve të mbuluara nga pyjet tropikale në Afrikën e Jugut, dhe në foton më sipër është paraqitur maja e Malit Bisoke. Ajo ngrihet në kufirin në mes të Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, mirëpo kjo majë dhe Liqeni i Kraterit janë pjesë e Ruandës.

 

Mali Bisoke është pjesë e Parkut Kombëtar të Vullkaneve në Ruandë, një terren malor i njohur si habitati i species së rrezikuar të gorillave të malit. Në fakt kampi studimor i themeluar nga Dajan Fosi (Dian Fossey), primatologjistja e cila hodhi dritë mbi rreziqet të cilat iu kanosen gorillave që jetojnë në këtë zonë, gjendet shumë afër në jug të Malit Bisoke.

 

Edhe ana e Malit Bisoke që i takon Kongos është e mbrojtur nga një rezervat natyror me emrin Parku Kombëtar Viruga. Rrjedhimisht, industritë si prerja e drunjve dhe xehetaria janë të ndaluara në Malin Bisoke. Mirëpo, bjeshkatarët e vizitojnë me shumë dëshirë këtë mal, një sfidë kjo që bëhet edhe më tërheqëse nga fakti se maja e saj është shpesh e mbuluar nga mjegulla.

 

Kush ishte Dajan Fosi (Dian Fossey)?

Dajan Fosi ishte një primatologjiste dhe konservacioniste me ndikim e cila u bë e famshme me punën e saj novatore me gorillat e malit. Fosi ka lindur më 16 janar 1932 në qytetin e San Francisko në Kaliforni, SHBA. Ajo ia kushtoi jetën studimit dhe mbrojtjes së kësaj specieje të rrezikuar në Ruandë. Ajo e themeloi Qendrën Studimore Karisoke dhe zhvilloi studime të thella për sjelljen e gorillave. Avokimi me pasion i Fosit kundër gjuetisë ilegale dhe shkatërrimit të habitatit të tyre e ngriti vëmendjen ndërkombëtare për vështirësitë e këtyre kafshëve. Libri i saj “Gorillat në Mjegull” (Gorilla’s in the Mist) u bë libri më i shitur (bestseller) si dhe frymëzoi individ të panumërt që t’i bashkohen kauzës së saj. Trashëgimia e Fosit sot e kësaj dite vazhdon që të formësojë përpjekjet për konservimin e jetës së egër kudo nëpër botë.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.