LISA

 

Viti 2021, ishte viti i publikimeve muzikore të shumëpritura, por befasia e vërtetë ishte albumi solo debutues i Lalisa Manoban, e njohur më mirë si Lisa. Kjo repere, këngëtare dhe balerinë, lindi si Pranpriya Manobal më 27 mars 1997 në provincën e Buriram në Tajlandë, ndërsa jeton në Korenë e Jugut. Ajo është një nga katër anëtarët e grupit të njohur globalisht të Koresë së Jugut ‘BlackPink’ të formuar nga YG Entertainment.

 

Fillimet e Lisës

Mësimet e vallëzimit i nisi kur ishte vetëm katër vjeçe, ndërsa gjatë fëmijërisë ka marrë pjesë rregullisht në gara vallëzimi. Në vitin 2010, Lisa atëherë 13-vjeçare kaloi me sukses një audicion, në të cilin aplikuan 4000 kandidatë, për t’u bashkuar me kompaninë diskografike koreano-jugore YG Entertainment në Tajlandë. Një vit më pas, ajo u transferua në Korenë e Jugut për të filluar zyrtarisht trajnimin e performancës për karrierën e saj të idhullit K-Pop, e cila zgjati pesë vjet. Gjatë asaj kohe, Lisa ishte anëtare e një grupi vallëzimi të quajtur We Zaa Coo së bashku me tajlandezët e atëhershëm K-Pop Idols Bamboo dhe Ten.

 

BlackPink

Pesë vjet më vonë, në vitin 2016, ajo mori emrin e saj skenik – Lisa dhe u bë valltarja kryesore, reperja kryesore dhe vokalistja mbështetëse në grupin e vajzave K-pop BlackPink. Ky grup, debutoi në gusht të vitit 2016, me albumin single Square One me këngët kryesore Whistle dhe Boombayah. Whistle u bë numri një në të gjitha listat e Koresë së Jugut në të njëjtën kohë. Që nga tetori i vitit 2020, grupi ka publikuar dy albume në studio, Blackpink in your Area dhe The Album, tri versione të zgjeruara – BlackPink, Square Up dhe Kill This Love si dhe dy singëll albume, Square One dhe Square Two.

 

Lalisa

Në shtator të vitit 2021, Lisa debutoi me albumin e saj solo, Lalisa, i cili përmbante vetëm disa këngë. Vetëm gjatë javës së parë të publikimit në Korenë e Jugut, albumi shiti mbi 736.000 kopje, duke e bërë atë artisten e parë femër që e bën këtë. Videoklipi i këngës së saj kryesore me të njëjtin emër – Lalisa regjistroi 73.6 milionë shikime në Youtube në 24 orët e para që nga publikimi i tij, dhe kështu u bë videoklipi më i ndjekur i një artisti solo. Ky single u bë viral edhe në platforma të tjera, dhe ishte në krye të top-listave të Spotify. Mbështetja nuk ka munguar nga kritikët, por edhe nga “BLINKs”, një ushtri fansash BlackPink. Lisa, e cila është me origjinë nga Buriram i Tajlandës, “inkorporoi” elementë të trashëgimisë në tingullin në albumin e saj solo. “Muzikë e stilit tajlandez për videoklipe, stilim, dizajn albumi dhe koreografi”, tha Lisa në një intervistë. Ajo u prezantua sërish para botës me muzikë të re, dhe publikimi i një albumi solo për këtë repere të re është një ëndërr e realizuar.

 

Muzika dhe moda

Për Lisën, diversiteti është i nevojshëm në muzikë dhe modë. Kjo filozofi e stilit shfaqet plotësisht në videoklipin e ‘Lalisa’, ku ajo ndërron rrobat 14 herë dhe vesh veshje të firmosura nga Jean-Paul Gauthier dhe Vivienne Westwood. “Unë dhe moda jemi të pandashëm”, thotë Lisa. “Është e rëndësishme për mua sepse moda – së bashku me muzikën – është mënyra ime për të shprehur veten. Unë jam e frymëzuar nga stile të ndryshme dhe kam mësuar të jem e sigurt në zgjedhjet e mia. Dhe gjithashtu, është thjesht argëtim!”, shtoi ajo. Eksperimentimi ka çuar në një pamje dinamike në skenë kur performon dhe jashtë saj. Stili i saj personal tërhoqi vëmendjen e Hedi Slimane, e cila e punësoi atë për rolin e ambasadores së markës Celine në shtator të vitit 2020. Ajo u bë idhulli më i ndjekur i K-pop-it në Instagram në prill të vitit 2019, me 17.4 milionë ndjekës në atë kohë. Dy vjet më vonë, ajo u bë idhulli i parë dhe i vetëm i K-pop-it që grumbulloi 50 milionë ndjekës dhe vazhdon të vendosë angazhim rekord dhe ndjekës në platformë. Aktualisht, 76.9 milionë njerëz e ndjekin Lisën në Instagram.

 

Karriera solo

Me videot muzikore dhe këngët single që kanë mbledhur miliona transmetime, Lisa po hedh themelet për një solo karrierë mbresëlënëse. Megjithatë, siç thotë ajo, nuk është shumë e fokusuar për të arritur qëllime apo për të fituar çmime dhe shpreson vetëm që porosia që mbart muzika e saj të arrijë dhe të prekë shumë njerëz. Për suksesin e saj solo – ajo i detyrohet mirënjohje ekipit të saj si dhe kolegëve të saj nga BlackPink. “Nuk mund të kisha shkuar kurrë kaq larg vetëm”, tha Lisa në një intervistë. “Këto janë shumë mësime që kam mësuar përmes albumeve tona dhe ndihma që kam marrë nga numri i madh i stafit dhe anëtarë të ekipit, si dhe mbështetje të mirë”, tha Lisa.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE