LUGINA LAUTERBRUNNEN NË ZVICËR

 

Lugina Lauterbrunnen gjendet në një prej korijeve më mbresëlënëse të Alpeve, në mes të faqeve gjigande të shkëmbinjve dhe majave të maleve. Me 72 ujëvarat gumëzhitëse, lëndinave të veçuara, dhe livadheve të larmishme të alpeve dhe haneve (hoteleve) të veçuara malore, Lugina e Lauterbrunnen, është një prej zonave më të mëdha për mbrojtjen e natyrës në Zvicër.

 

Përshkrimi

Vetë emri ‘Lauter Brunnen’ (shumë fontanat) e nënkupton madhështinë e këtij peizazhi. Në këtë luginë gjenden 72 ujëvara, më të famshmet prej të cilave janë Ujëvarat Staubbach. Me një rënie prej pothuajse 300 metra nga një faqe shkëmbore e varur, ato janë ndër ujëvarat më të larta me rënie të lirë në Evropë. Në vitin 1979, Johann Wolfgang von Goethe (Johan Volfgang von Gëte) e vizitoi këtë luginë, me ç’ rast këto ujëvara të rrëmbyera e frymëzuan që të shkruaj poemën e tij të famshme – Kënga e Shpirtit Mbi Ujëra.

Një tjetër fenomen shurdhues natyral janë Ujëvarat Trümmelbach, në Malin e Murgut të Zi, që fshihen pas faqeve madhështore të shkëmbinjve. Deri në 20.000 litra të ujit në sekondë rrëshqasin mbi dhjetë ujëvarat e akullnajave nga një lartësi prej 200 metra. Ky spektakël mund të arrihet vetëm gjatë verës përmes një lifti tunelor.

 

Dimri

Rajonet e pafundme të skijimit të Wengen-Kleine Scheidegg dhe Mürren-Schilthorn arrihen lehtë përmes hekurudhës malore. Në rajonin e Jungfrau gjenden gjithsejtë 45 objekte transportuese si dhe 213 kilometra të pistave, parqeve të argëtimit, 100 kilometra të shtigjeve dimërore për ecje dhe 50 kilometra të toboganëve për rrëshqitje. Lugina e Lauterbrunnen, është po ashtu përplot me shtigje për ecje me ski.

Vera

Qyteza e Lauterbrunnen është pikënisja për disa prej destinacioneve më të njohura për ekskursione në rajonin e Jungfrau. Një sërë hekurudhash e lidhin Lauterbrunnen me tarracën verore të Wengen në krahun lindor të Luginës Lauterbrunnen dhe me Kleinen Scheidegg, stacionin e vogël ku ndërrohet treni për të vazhduar udhëtimin drejt Jungfraujoch.

Përballë luginës gjendet qendra e pushimeve Mürren, tek e cila mund të arrihet përmes Lauterbrunnen dhe Stechelberg, nga ku teleferiku vazhdon deri në majën e Schilthorn, e cila është 2791 metra mbi nivelin e detit, dhe e cila është e famshme si lokacioni ku u filmua një pjesë e filmit klasik 007 “Në Shërbimin Sekret të Madhërisë së Saj” (On Her Majesty’s Secret Service).

Pak kilometra larg Lauterbrunnen, përmes një rruge të ngushtë malore gjendet fshati i qetë Isenfluh, i cili shtrihet në një tarracë të rrëpirët shkëmbore 1024 mbi nivelin e detit. Ky fshat është pikënisja për shëtitje në malet romantike të Saustal, Mürren dhe Lobhorn.

 

Lugina Lauterbrunnen në Alpet e Zvicrës është aq e bukur sa që besohet që ajo ishte frymëzimi i JRR Tolkien për Rivendell, strehimoren e Elfëve, në veprat e tij Kryezoti i Unazave (The Lord of the Rings) dhe Hobiti (The Hobbit).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE