LULEDIELLI

Është interesante se të gjitha kulturat e botës e vlerësojnë ngjashëm lulediellin: një bimë e fuqishme e cila ka lidhje me të gjitha aspektet e jetës. Kjo bime e simbolizon mençurinë, jetëgjatësinë, lumturinë, shëndetin dhe pjellorinë. Kurse, për shkak të kthimit të vazhdueshëm të kokës drejt diellit, luledielli përfaqëson edhe forcën, besnikërinë, ngrohtësinë… Këmbëngulja, begatia dhe ambicia janë edhe disa tipare të tjera që i përfaqëson luledielli.

 

Luledielli është bimë njëvjeçare nga familja Asteraceae. Për shkak të veçorisë së saj të përcjelljes së diellit me kokën e saj në pothuajse të gjitha kulturat që nga koha antike emri i saj krijohet me bashkimin e fjalëve diell dhe lule. Kjo bimë e ngrënshme, shëruese dhe zbukuruese rritet dhe kultivohet në mbarë botën. Ekzistojnë shumë lloje të kësaj bime, që nga ato me xhuxhe (10-20 cm) deri në ato gjigantet (3 metra). Lulediellit e mëdha kryesisht kanë gjethe petale të verdha, kurse ato zbukurueset kanë kombinime të ndryshme të ngjyrave dhe formave të petaleve.

 

Përpara kultivimit komercial, kjo bimë është rritur kudo në natyrë. Besohet që luledielli është zbutur përpara misrit. Kryesisht është përdorur si burim i yndyrës, kurse farat e bluara të lulediellit i janë shtuar brumit të bukës.

 

Lulediellit janë përdorur edhe për krijimin e ngjyrave, dhe kryesisht ngjyrës vjollcë, ,kurse pjesë të caktuara të bimës së saj janë përdorur si pjesë e ilaçeve kundër kafshimeve të gjarprit. Po ashtu, janë krijuar edhe vajra të dobishme për flokët dhe trupin e njeriut.

 

Në Evropë, luledielli ka arritur aty nga gjysma e shekullit të XVI, kurse kultivimi komercial ka filluar për herë të parë në Rusi.

 

Fakte interesante

 

  • Luledielli duhet të mbillet afër mureve me lagështi të shtëpisë, sepse rrënjët e bimës do ta thithin lagështinë nga muret dhe toka. Po ashtu, ato i thithin edhe metalet e rënda dhe radioaktivitetin nga toka. Për këtë arsye në rrethinat e Çernobilit (vendi i katastrofës më të madhe nukleare) është mbjellë me luledielli.

 

  • Një grusht me fara të lulediellit e rrit potencën, sipas mjekësisë popullore. Ndërsa, çaji nga petalet e thara të lulediellit e ulë temperaturën.

 

  • Hiri i kësaj bime është i pasur me kalium, prandaj ai është ideal si pleh për kopshtin.

 

  • Kjo është bima e preferuar e bletëve dhe brumbujve.

 

  • Si ushqim për njerëzit si dhe për përfitimin e vajit, kjo bimë është përdoruar mbi 1000 vjet p.e.s.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE