MAKINAT ELEKTRIKE KUNDREJT ATYRE ME BENZINË

 

Gjersa popullariteti i makinave elektrike po rritet çdo ditë e më shumë, njerëzimi duhet edhe një herë të zgjedhë midis makinave elektrike dhe atyre me benzinë. E themi edhe një herë sepse makinat elektrike nuk janë shpikje e shekullit të 21-të. Në fakt, ato u prezantuan para më shumë se 100 vjet, në të njëjtën kohë me motorët me benzinë. Për më tepër, në fillim makinat elektrike ishin zgjedhja e preferuar.

 

Lindja e makinës elektrike

Është e vështirë të përcaktosh shpikjen e makinës elektrike te një shpikës apo vend. Në vend të kësaj, ishte një seri përparimesh – nga akumulatori te motori elektrik – në vitet 1800 që çuan në makinën e parë elektrike në rrugë. Në SHBA, makina e parë elektrike e suksesshme bëri debutimin e saj rreth vitit 1890. Ky automjet me gjashtë ulëse, i aftë për një shpejtësi maksimale prej 14 miljesh në orë, ishte pak më shumë se një vagon i elektrizuar, por ndihmoi në nxitjen e interesit për automjetet elektrike. Gjatë viteve të ardhshme, makinat elektrike nga prodhues të ndryshëm makinash filluan të shfaqen në të gjithë SHBA-në dhe deri në vitin 1900, makinat elektrike përbënin rreth një të tretën e të gjitha automjeteve në rrugë.

 

Ngritja dhe rënia e hershme e makinës elektrike

Në fillim të shekullit të 20-të, kali ishte akoma mënyra kryesore e transportit. Megjithatë, njerëzit po mbështeteshin gjithnjë e më shumë në mjetin motorik të sapo shpikur – që ishte i disponueshëm në versione me avull, benzinë ose elektrik – për nevojat e tyre personale të transportit.

 

Avulli ishte një burim energjie i provuar dhe i vërtetë, por nuk ishte shumë praktik për makinat personale. Makinat me avull kërkonin kohë të gjata nisjeje dhe do të duhej të rimbusheshin me ujë, gjë që kufizonte gamën e tyre. Pra, fokusi u zhvendos midis makinave elektrike dhe benzinës.

 

Makinat elektrike nuk kishin asnjë nga problemet që lidhen me avullin ose benzinën. Ato ishin pa zhurmë, të lehta për t’u drejtuar dhe nuk lironin ndonjë ndotës me erë të keqe si makinat e tjera të kohës. Makinat elektrike shpejt u bënë të njohura nga banorët urbanë, veçanërisht gratë. Ato ishin perfekte për udhëtime të shkurtra nëpër qytet dhe ndërsa më shumë njerëz kishin qasje në energjinë elektrike, u bë më e lehtë për të karikuar makinat elektrike, duke shtuar popullaritetin e tyre në të gjitha sferat e jetës. Qyteti i Nju Jorkut madje kishte një flotë prej më shumë se 60 taksish elektrike.

 

Deri në vitin 1900, makinat elektrike përbënin rreth një të tretën e të gjitha makinave në rrugë. Akoma më interesant është fakti se makina e parë e ndërtuar ndonjëherë nga prodhuesi i makinave me famë botërore Porsche ishte me lëvizje elektrike dhe është projektuar dhe zhvilluar nga vetë Ferdinand Porsche. Thomas Edison, një nga shpikësit më kreativë në botë, mendoi se makinat elektrike ishin teknologjia superiore dhe punoi për të ndërtuar një akumulator më të mirë të makinave elektrike. Në vitin 1914, edhe Henry Ford, i cili ishte mik me Edison, bashkëpunoi me të për të eksploruar opsionet për një makinë elektrike me kosto të ulët. Megjithatë, ishte modeli T i Henry Ford i prodhuar në masë që si makinë elektrike bëri bujë të madhe. I prezantuar në vitin 1908, Modeli T i bëri makinat me benzinë gjerësisht të disponueshme dhe të përballueshme. Gjatë rreth 30 viteve të ardhshme, makinat elektrike hynë në një lloj epoke të errët dhe nuk kishin shumë përparim në teknologji.

 

Shqetësimi mjedisor i shtyn makinat elektrike përpara

Ndryshimi klimatik është një nga sfidat më të mëdha që po i kanosen njerëzimit. Me shkrirjen e kapakëve të akullit me një ritëm të shpejtë, vendet në mbarë botën po përjetojnë një ndryshim drastik të klimës, i cili po e prek edhe botën shtazore. Në raste të tilla, nxitja për makina miqësore për mjedisin po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Kjo, në kombinim me përparimet teknologjike të sotme, ka krijuar platformën e përsosur për prodhimin e makinave elektrike që tejkalojnë ato me benzinë, pasi ato janë më efikase, më të lira dhe më të lehta për t’u mirëmbajtur. Kjo vjen për faktin se makinat elektrike kanë më pak pjesë lëvizëse. Aktualisht, pengesa më e madhe që duhet të kapërcejnë makinat elektrike janë kohët e gjata të karikimit dhe mungesa e stacioneve të mjaftueshme të karikimit, e cila nga ana tjetër ndikon në aspektin praktik dhe veçanërisht përshtatshmërinë e tyre për lëvizje në distanca të gjata. Megjithatë, pasi prodhuesit më të mëdhenj të makinave kanë filluar të investojnë shumë në përmirësimin e makinave elektrike, çështjet e lartpërmendura së shpejti do ti përkasin të kaluarës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE