MANIFESTA 14 – FREE LEGAL ADVICE AT THE FLAT

 

Në kuadër të bienales Manifesta 14 duke filluar nga sot (e hënë 1 gusht) deri më 30 tetor 2022, çdo të hënë nga ora 12:00 deri në orën 18:00, çdo femër, apo person që identifikohet si e tillë, do të ketë mundësinë që të shfrytëzojë shërbime ligjore falas në baza të paraqitjes në zyrë. Kjo do të thotë që të interesuarit nuk kanë nevojë që të caktojnë termin për takim.

 

Këto shërbime ligjore falas do të ofrohen përmes aktivitetit “Free legal advice at The Flat” (Këshilla ligjore falas Në Banesë). Lokacioni i caktuar për zhvillimin e këtij aktiviteti gjendet në adresën: Rruga Shaip Spahia, Apartamenti Nr.2, 10000 Prishtinë, Kosovë.

 

Duhet theksuar që anonimiteti i plotë është i garantuar për të gjithë ata që paraqiten në adresën e caktuar. Po ashtu, të gjithë këshilltarët kanë përvojë disa vjeçare në trajtimin e temave të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e femrave. Ekziston edhe mundësia e referimit tek organizatat mbështetëse të specializuara.

 

Për më shumë informata dhe për orarin e detajuar për këtë aktivitet të gjithë të interesuarit mund të shikojnë online në adresën: https://manifesta14.org/event/events-at-sister-flat/

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE