MASKAT, DEZINFEKTUESIT DHE PAJISJET PËR DISTANCIMIN SOCIAL

 

Me kabina virtuale dhe portale digjitale që zënë vendin e sallave dhe vitrinave të qendrave të kongreseve, CES (Consumer Electronics Show) në kohën e koronavirusit dukej ndryshe. Ashtu sikurse edhe teknologjia. Produktet e teknologjisë së orientuar nga COVID-19 dalloheshin në CES të këtij viti. Por a është vërtetë e nevojshme “teknologjia COVID-19”? Mbi të gjitha, mënyra më e mirë për ta ngadalësuar përhapjen e virusit është që ta praktikoni distancimin social dhe të bartni maskë fytyre, por ndërkohë po ju prezantojmë disa pajisje të reja për distancimin social.

 

MASKAT ‘SMART’

Disa maska janë më të mençura sesa të tjerat.

 

AirPop Active+ Halo

Ju mbron nga faktorët mjedisor (si smogu ose bloza) dhe patogjenët (si korona virusi), dhe kështu kjo “maskë e mençur” e monitoron frymëmarrjen tuaj dhe cilësinë e ajrit që e thithni, madje ju tregon se kur është koha për ta ndërruar filtrin bazuar në përdorimin tuaj.

 

Maskfone

E thjeshtë, por e dobishme, Maskfone integron kufjet me Bluetooth dhe mikrofonin në maskë, e cila e zvogëlon nevojën për t’u marrë me shumë gjëra dhe aksesorë të shumtë njëkohësisht. ‘Project Hazel’ nga Razer Kompania e stilit dhe pajisjeve për lojëra, Razer, debutoi me një koncept maskë të mençur të quajtur ‘Project Hazel’. Ende nuk është bërë produkt, sepse akoma është në fazën e kërkimit dhe zhvillimit, por është shumë ‘cool’: Është transparente, kështu që mund ta shihni gojën e përdoruesit, vjen me amplifikimin e zërit dhe ndriçon kur errësohet, kështu që mund ta shihni fytyrën e personit. Plus, ka truqe me efekte opsionale ndriçimi me neon.

 

Pastruesi i bartshëm i ajrit ‘PuriCare’ nga LG

Dëshironi ta bartni pastruesin elektronik të ajrit në fytyrë? Tash mundeni: Gjigandi elektronik LG e prezantoi një maskë që vjen me pastrues të ajrit, filtra HEPA, sensor të frymëmarrjes (që e monitoron frymëmarrjen) dhe “ventilatorë të dyfishtë”.

 

TEKNOLOGJIA PËR DISTANCIMIN SOCIAL

Mos qëndro, mos qëndro, mos qëndro kaq afër meje!

 

Solucioni i ekzaminimit BioButton Covid-19

Kompania BioIntelliSense pretendon se monitorimi për COVID-19 është po aq i lehtë sa ngjitja e një afisheje. BioButton është një afishe me madhësi të monedhës që mund t’i monitorojë rrahjet e zemrës, temperaturës dhe frymëmarrjes së përdoruesit; monitorimi i vazhdueshëm e bën më të lehtë vërejtjen e devijimeve. Lidhet me një aplikacion për smartfon, ku përdoruesit bëjnë test ekzaminimi çdo mëngjes dhe pyet për simptomat e tjera. I gjithë sistemi është i “gradës mjekësore dhe i miratuar nga FDA (Agjencia Amerikane për ilaçe dhe ushqim) dhe mund të bartet me vete”. Meqenëse bëhet fjalë për monitorimin e një grupi të njerëzve, nuk është produkt me të cilin përballet konsumatori. Palët e interesuara mund të kërkojnë demonstrim në faqen e e BioIntelliSense.

 

Seguro Smartspace

Kjo është një pajisje tjetër e destinuar për përdorim në mjedis të komunitetit. “Distinktivi” është si një kartë e vogël që mund të ndiejë kartat tjera rreth tij. Ai synon të përdoret në shkolla, komunitete të pensionistëve dhe komuniteteve të tjera me dendësi të lartë. Bën ‘biiip’ nëse një person me kartë afrohet tepër dhe administratorëve u jep informata lidhur me gjurmimin e kontakteve.

 

iWavenology iDistance

‘iDistance’ mund të bartet si distinktiv, qafore ose veshje tjetër sipas qejfit për t’i bërë njerëzit të mos afrohen shumë me njëri-tjetrin dhe për t’i gjurmuar kontaktet. Thotë se sinjali i tij me brez ultra të gjerë, të cilin e përdorin pajisjet për të komunikuar me njëri-tjetrin, është më i saktë sesa Bluetooth. Biiip biiip! Zilja e derës ‘Plott Ettie’ e cila e matë temperaturën Dhe mendonit se zilet e derës ishin kureshtare! Kjo zile e mençur ‘Ettie’ nga ‘Plott’ mund ta matë temperaturën e personit që është para derës. Ndërsa ethet nuk janë mënyra e vetme për ta zbuluar COVID-19, është një simptomë dhe një mënyrë e zakonshme që bizneset dhe organizatat e tjera i kontrollojnë njerëzit para se të futen në hapësirat e tyre. Ajo gjithashtu e gjurmon numrin e personave që futen brenda dhe mund ta njoftojë pronarin kur hapësira e ka arritur kapacitetin maksimal.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE