MBAJENI PAJISJEN TUAJ TË SIGURT

 

Ndërsa telefonat e mençur janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, njerëzit nuk po i përdorin telefonat e tyre vetëm për komunikim. Në vend të kësaj, ata i ruajnë shumicën e informatave të tyre të ndjeshme në telefon. Por, në këtë epokë të rrjedhjeve të të dhënave dhe kërcënimeve të vazhdueshme për privatësinë tuaj, a është e sigurt që t’i ruani të dhënat tuaja private në telefon? Jo, përveç nëse pajisja sigurohet me mbrojtjen e duhur. Këtu është lista e aplikacioneve më të mira antivirus për Android të cilat janë në dispozicion në dyqanin e Google Play.

 

AVIRA ANTIVIRUS SECURITY FREE
Aplikacioni Avira Antivirus Security për Android bën atë që duhet ta bëjnë të gjitha aplikacionet antivirus: i skanon automatikisht aplikacionet për ‘malware’, kontrollon kërcënimet në pajisjet e jashtme për ruajtje të të dhënave, tregon se cilat aplikacione kanë qasje në informacionin tuaj privat dhe është jashtëzakonisht i lehtë për t’u përdorur. Avira mund të skanojë çdo herë që e shkëputni telefonin nga kompjuteri, si dhe mund t’i fillojë skanimet e planifikuara një herë në ditë për çdo ditë. Kur gjenden kërcënimet, njoftoheni për llojin e kërcënimit (riskware, PUP, etj.) dhe e keni mundësinë që t’i injoroni ose t’i fshini menjëherë.

Këtu janë disa gjëra të tjera që aplikacioni Avira Antivirus Security mund t’i bëjë:
• Aplikacionet e përditësuara ri-skanohen kur të mbaron përditësimi, për t’u siguruar se dosjet e reja nuk janë të infektuara;
• Aplikacioni mund të organizohet për t’i shfaqur njoftimet vetëm kur të gjenden kërcënimet;
• Mund ta përdorni funksionin e listës së zezë për t’i ndaluar numrat e telefonit që mos t’ju thërrasin; funksionon me çdo numër që e futni, por gjithashtu mund t’i futni në listë të zezë të gjitha numrat privat dhe/ose të gjithë telefonuesit që shfaqen si të panjohur.

 

SECURITY MASTER
Security Master (i njohur më parë si CM Security) është një aplikacion tepër i popullarizuar që e integron një skaner antivirus me një suitë të mjeteve të tjera. Ky aplikacion kontrollon për viruse, reklamat qëllimkëqija, trojanë, brishtësi, mjetet për ‘hacking’ e shumë më shumë. Jo vetëm që e kryen kontrollin për të gjitha llojet e ‘malware’ vetëm me një prekje, por gjithashtu ofron mjete të ndryshme për privatësi, siguri dhe performancë për ta mbajtur telefonin tuaj në formë tip-top.

Këtu janë disa karakteristika tjera që gjenden në Security Master:
• Auto-skanimet për ‘malware’ me rastin e instalimit të aplikacioneve dhe automatikisht e bllokon çdo kërcënim;
• Përfshinë mjete të ndryshme të mbrojtjes së privatësisë siç është fjalëkalimi për ta hapur ndonjë ose të gjitha aplikacionet tuaja;
• Opsioni i selfies së kujtdo që e futë gabimisht fjalëkalimin;

 

TrustGo ANTIVIRUS & MOBILE SECURITY
TrustGo e skanon pajisjen për ‘malware’ si Trojanë, ‘spyware’ dhe viruse, dhe e kontrollon sigurinë e sistemit, sigurinë e aplikacioneve dhe rregullimet e mbrojtjes së privatësisë për të parë se çka duhet bërë për ta siguruar telefonin tuaj nga kërcënimet. Mund t’i kontrolloni të gjitha këto gjëra me vetëm një prekje. Është gjithashtu shumë e lehtë që t’i identifikosh se cilat aplikacione i ruajnë informatat e privatësisë dhe pastaj me fjalëkalime i mbrojnë ato aplikacione të veçanta. TrustGo i kontrollon edhe aplikacionet jozyrtare, të cilat mund ta dëmtojnë identitetin tuaj ose t’i vjedhin informacionet tuaja lidhur me pagesën.

Këtu janë disa karakteristika tjera që përfshihen në TrustGo:
• Aplikacionet dhe dosjet skanohen në kohë reale pasi ato të instalohen dhe të shkarkohen;
• Ruajtja dhe rikthimi i kontakteve, mesazheve dhe/ose regjistrit të thirrjeve;
• Nga distanca mund t’i fshini të dhënat e telefonit, ta lokalizoni telefonin, ta alarmoni ose ta bllokoni nëpërmjet faqes së internetit të TrustGo;

 

AVG ANTIVIRUS FREE
Aplikacioni AVG AntiVirus për Android ishte aplikacioni i parë antivirus në Google Play që arriti 100 milionë shkarkime. Ju mbron nga ‘spyware’, aplikacionet dhe rregullimet e pasigurta, telefonuesit e padëshiruar, viruset dhe ‘malware’ dhe kërcënimet tjera. AVG ju paralajmëron për aplikacionet që përdoruesit e tjerë të AVG i kanë raportuar si kërcënim dhe mund t’i trajtojnë programet potencialisht të padëshiruara si ‘malware’. Gjithashtu, AVG AntiVirus Free ju mbron gjatë shfletimit të internetit në shfletues të ndryshëm si shfletuesi amë për Android, Chrome, Amazon Silk, Boat Browser dhe të tjerë.

Ashtu si disa nga aplikacionet tjera AV për Android në këtë listë, AVG nuk është vetëm skaner i viruseve:
• Është një arkë e brendshme e fotografive ku mund të fshihen imazhet e zgjedhura brenda aplikacionit, të mbrojtura me kodkalim të personalizuar;
• Kërcënimet e sigurisë mund të gjenden duke e skanuar rrjetin me të cilin jeni lidhur, për ta kontrolluar nivelin e enkriptimit dhe fuqinë e fjalëkalimit;
• Mund të konfigurohen ashtu që definicionet e virusit të shkarkohen vetëm kur jeni të lidhur me WiFi;

(Burimi: https://www.lifewire.com)

PDF Magazine

Qershor

READ MORE

NEW MAGAZINE