MBOLLËN TË TJERËT, E GËZOVA UNË! MBJELL UNË, TA GËZOJNË TË TJERËT!

 

Nesër më 4 qershor 2021 është Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Mjedisit. Për ta shënuar këtë ditë, organizata joqeveritare “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook u bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në aksionin e tyre më të ri për nder të kësaj dite.

 

Postimin në fjalë kjo organizatë e fillon me një porosi të thjeshtë: Kontribuo edhe ti! Ndërsa për t’u bërë pjesë e aksionit të gjithë të interesuarit nesër (e premte, 4 qershor) duke filluar nga ora 10:00 duhet të paraqiten në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) – Spitali i Onkologjisë.

 

Me këtë rast të gjithë do të kenë mundësinë që të blejnë një fidan të cilin do të mund ta mbjellin po aty. Në këtë mënyrë të gjithë ata që i përgjigjen kësaj thirrjeje do të bëhen pjesë e fushatës “T’i Japim Vendit Ngjyra”, për Ditën Botërore të Mjedisit.

 

“Së bashku mund ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!” theksohet në fund të postimit në fjalë.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE