MBROJTËSIT E KONSUMATORËVE

Në morinë e përvojave tona si konsumatorë ne hasim edhe në shërbime dhe produkte të cilat jo gjithmonë na lënë të kënaqur. Padyshim, rastet më të padëshirueshme janë ato kur ne na shkelen të drejtat tona si konsumatorë dhe ne jemi të bindur se nuk mund të bëjmë asgjë për t’i mbrojtur këto të drejta. Kjo nuk është aspak e vërtetë! Në fakt, problemi i vërtetë qëndron në faktin që ne si konsumatorë nuk i njohim mirë të drejtat tona dhe nuk kemi njohuri se ku dhe si mund t’i raportojmë të gjitha përvojat tona negative kur të drejtat tona si konsumatorë mund të jenë shkelur. Pikërisht kjo gjendje është shtysa kryesore që në rrjetin social Facebook është krijuar faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve.

 

Në prezantimin e tyre thuhet se: Mbrojtësit e Konsumatorëve është krijuar më qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të drejtat e konsumatorit, raportimit të rasteve të shkeljeve dhe rritjen e përgjegjësisë së bizneseve dhe institucioneve për sigurinë dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë.

 

Përfundimisht, kjo faqe synon që të ndërtoj një komunitet të konsumatorëve vigjilent dhe një platformë të informimit, shkëmbimit të përvojave dhe inicimit të ankesave. Ajo është ndërtuar nga një ekip profesional dhe i përkushtuar për të avancuar të drejtat e konsumatorëve në Kosovë. Të gjithë ata që e pëlqejnë faqen Mbrojtësit e Konsumatorëve në Facebook, janë të lirë dhe të inkurajuar që të publikojnë raste apo përvoja të shkeljes së të drejtave të konsumatorëve. Kurse, postimet nga ana e administratorit do të ndahen në 3 lloje kryesore: Edukative, Vetëdijesuese dhe Raportuese. Thuhet më tej në prezantimin e tyre.

 

Prandaj, nëse keni dëshirë që të bëheni një konsumator i informuar i cili i njeh të drejtat e tij apo vetëm dëshironi që të paraqisni ndonjë ankesë ndaj shkeljes së të drejtave të juaja atëherë Mbrojtësit e Konsumatorëve është vendi i duhur për ju.

 

Faqja Mbrojtësit e Kosumatorëve u krijua dhe mbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe ajo nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Një tjetër mënyrë për t’i mbrojtur të drejtat e juaja si konsumator është duke i raportuar të gjitha parregullsitë që i hasni apo i përjetoni në Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit në numrin pa pagesë 0800 11 000 ose përmes ueb faqes së këtij departamenti në adresën: http://konsumatori.rks-gov.net.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE