MENDONI POZITIVISHT QËNDRONI NEGATIV!

 

Teksa vazhdojmë që të kontribuojmë në luftën globale kundër pandemisë së COVID-19, duke i respektuar masat e obligueshme për parandalimin e saj, mediat e KFOR-it e patën kënaqësinë që të diskutonin për këtë çështje më Doktoreshën nga Ushtria italiane, kapitenen Marzia CANDELA.

 

Një nga çështjet kryesore në lidhje me masat e parandalimit është nevoja që të barten maskat e fytyrës, dhe kapitenia Candela theksoi se ndonëse po bëhet gjithnjë e më e lehtë që t’i bartim maskat, sikur një gjë zakonshme kur jemi afër njerëzve të tjerë, është e obligueshme që maskat t’i bartim sa herë që nuk mund të mbajmë distancimin social. Kjo vlen sidomos kur jemi në ambiente të mbyllura me njerëz të tjerë dhe ka ventilim të dobët të ajrit, në vende ku ka shumë njerëz, vetura dhe takime. “Është shumë e rëndësishme që të mbroni veten dhe të tjerët që jetojnë përreth jush,” shtoi kapitenia Candela. Ajo shtoi më tej “Njerëzit duhet të kenë parasysh që një pjesë e madhe e personave të infektuar nuk i shfaqin simptomat fare. Por, gjithsesi ata janë infektues! Ju duhet të keni parasysh se ju mund të jeni në fazën e inkubimit, që është para shfaqjes së virusit. Prandaj, është me rëndësi që të keni konsideratë dhe të jeni të kujdesshëm kundrejt njerëzve të tjerë, posaçërisht të moshuarve dhe më të kërcënuarve – ‘As one we progress’ (Të bashkuar ne përparojmë) është motoja e KFOR-it e cila nënkupton se duke qëndruar të bashkuar dhe të kujdesshëm si pjesëtarë të një ekipi të madh, është çelësi i suksesit.”

 

Kapitenia Candela, po ashtu ua rikujtoi të gjithëve që është e rëndësishme që të respektohen masat parandaluese, sepse do të duhet një kohë e gjatë përpara se të gjithë të vaksinohen dhe ne duhet të sigurohemi që krahas mbrojtjes nga sëmundja, vaksinimi edhe e parandalon përhapjen e mëtejme të virusit. Në fund ajo rikujtoi se ndonëse nuk ka qenë një vit i lehtë dhe të gjithë jemi të lodhur, ne duhet të mbledhim forcat tona, të mendojmë pozitivisht dhe të qëndrojmë negativ!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE