MENTON, QYTEZA NË PROVANCË

 

Me një sipërfaqe prej 14,05 km2 dhe pak më shumë se 28.000 banorë, Menton është qyteza më lindore në Bregdetin Azure, i cili kufizohet me Qarkun Garavan drejtpërdrejt në kufirin italian. Ngado që të shkoni apo të shikoni, kudo vërehet fryma italiane. Qoftë përmes fasadave të shtëpive në ngjyrat pastel, numrin e madh të veturave me regjistrim italian, kakofoninë e zërave italian në kafene dhe hotele, apo edhe numrin e madh të qytetarëve italian, të cilët në këtë qytezë në kufi e kanë gjetur një vatër të re që nga futja në përdorim e Eurove dhe heqja e kontrollit kufitar.

 

Nëse dilni në rrugën kryesore tregtare, e cila është e mbyllur për qarkullimin e veturave, do t’iu duket sikur do të udhëtoni mbrapa në kohën në Francën e vjetër. Aroma e bukës së sapo pjekur ndjehet nga furrat dhe pastiçeritë, kurse dyqanet e shumta të vogla ju ftojnë në një rrugëtim të zbulimit.

 

Qyteza Menton lë përshtypje me klimën e saj tejet të butë me mbi 300 ditë me diell në vit. Ajo është ndërtuar në formën e gjysmëharkut rrëzë Alpeve detare, dhe është i mbrojtur nga erërat maestrale të Detit Adriatik dhe rrjedhimisht është edhe vendi më i ngrohtë në Bregdetin Azure, madje edhe gjatë dimrit.atje pothuajse nuk ka ngricë fare, dhe shumë rrallë (pothuajse një herë në dhjetë vjet) bie borë.

 

Mentoni dominohet nga sipërfaqet e gjelbra dhe ai është një El Dorado i vërtetë për adhuruesit e botanikës. Posaçërisht, në periferinë e Garavanit gjenden shumë kopshte dhe parqe në të cilat falë klimës së butë mbijetojnë edhe disa bimë të rralla subtropikale. Kopshti më i vjetër është Jardine du Palais Carnoles. Për kopshtin e vilës Maria Serena, të cilin e ka zhvilluar Charles Garnier në vitin 1880, thuhet që e ka klimën më të butë në Francë. Krahas shumë bimëve të rralla subtropikale, në zona të hapura gjendet edhe një Dru i Dragoit, i cili është një prej drunjve më të rrallë në tërë Evropën. Serre de la Madone, i zhvilluar nga urbanisti anglez Sir Lawrence Johnston, po ashtu ia vlen të vizitohet, posaçërisht për shkak të fontanave mahnitëse.

 

Mentoni dhe limonët, po ashtu janë të pandashëm. Drunjtë e limonëve çelin fruta gjatë tërë vitit dhe mund të shihen në shumë kopshte, sikurse në “La Citronneraie”. Dashuria e kësaj qyteze për agrumet bëhet shumë e dukshme gjatë festivalit vjetor të limonëve “Fete du Citron”, i cili shënohet çdo vit që nga viti 1935. Mbi njëmijë tonë agrume shfrytëzohen për të punuar figurat gjigande të limonëve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE