MERYL STREEP

 

Për dekada, Meryl Streep ka kënduar dhe interpretuar në dhjetëra filma të famshëm. Karriera e saj dinamike varion nga muzikalet si “Into the Woods” deri te filmat emocionalë si “Kramer vs. Kramer”. Por edhe nëse e keni ndjekur nga afër punën e saj në aktrim, mund të mos dini shumë për të. Këtu janë disa gjëra befasuese që mund të mos i keni ditur për Meryl Streep.

 

Emri i vërtetë i Meryl Streep nuk është Meryl

Streep lindi si Mary Louise Streep. Ajo e shpjegoi gjatë një interviste në “The Graham Norton Show” se ajo e mori emrin e nënës dhe gjyshes së saj, si dhe shoqes më të mirë të nënës së saj Louise Buckman. Meryl ishte pseudonimi që i vuri babai i saj dhe pastaj i mbeti ashtu.

 

Streep ka lindur dhe është rritur në New Jersey

Streep, e cila ka portretizuar personazhe duke filluar nga autori danez Isak Dinesen në “Out of Africa” e deri tek kryeministrja britanike Margaret Thatcher në “Zonja e Hekurt” (Iron Lady), u rrit në Somerset County, New Jersey. Gjatë një fjalimi të vitit 2006 në Universitetin e Princetonit, ajo shpjegoi se rolet të cilat ajo i merr të gjitha duken si zgjatime të vetvetes.

 

Ka aplikuar për ta regjistruar si markë të mbrojtur emrin e saj

Sipas TMZ, në vitin 2018, Streep e paraqiti një kërkesë në Zyrën e Markave të SHBA-së për ta regjistruar emrin e saj si markë të mbrojtur. Thuhet se dorëzimi i këtij aplikimi i kushtoi asaj 275 dollarë. Kjo nuk është e pazakontë për të famshmit dhe, nëse pranohet, marka tregtare do t’i jepte asaj të drejta ekskluzive për emrin e saj në industrinë e argëtimit.

 

Ajo është e martuar me një skulptor

Burri i Streep është skulptori Don Gummer. Streep dhe Gummer u martuan në vitin 1978 pas lidhjes prej gjashtë muajsh. Dy nga vajzat e saj janë gjithashtu aktore Streep dhe burri i s aj i kanë katër fëmijë. Fëmia i madh i tyre, Henry Wolfe (i cili i përdor vetëm emrat e tij të parë dhe të mesëm), është një muzikant, ndërsa më e vogla, Louisa, është një modele. Fëmijët e tyre të mesëm, Mamie dhe Grace, janë të dyja aktore. Mamie luajti si personazhi kryesor në shfaqjen “Emily Owens, MD” dhe Grace është shfaqur në hit serialet si “The Newsroom” dhe “Mr. Robot”.

 

Streep ka diplomë Master nga një universitet ‘Ivy League’

Pas diplomimit në Kolegjin Vassar, ajo e mori Masterin e Arteve të Bukura nga shkolla prestigjioze e Dramës të Universitetit Yale në vitin 1975.

 

Roli i saj i parë ishte në filmin “Julia” të vitit 1977

Në “Julia”, Meryl Streep luajti së bashku me Jane Fonda dhe Vanessa Redgrave. Ajo luajti në “Julia”, një dramë për Holokaustin e bazuar në librin e Lillian Hellman, përballë legjendave të ekranit si Jane Fonda dhe Vanessa Redgrave.

 

Ajo e ka rekordin me 21 nominime për çmimin Oscar

Streep, e cila i ka tre çmime Oscar të fituara (për “Kramer vs. Kramer”, “Sophie’s Choice” dhe “The Iron Lady”), e mban rekordin me 21 nominime për çmimin Oscar. Ajo u nominua për herë të parë në vitin 1979 për “The Deer Hunter” dhe së fundmi e mori një për rolin e saj kryesor në “The Post” në vitin 2018.

 

Streep njihet për përfshirjen e plotë në personazhet që i luan

Streep, e cila e fitoi çmimin e saj të parë Oscar për dramën e divorcit “Kramer vs. Kramer”, nuk njeh kufij kur hyn në personazh. Për “Kramer”, për shembull, ajo e shkroi fjalimin e saj për skenën e kujdestarisë në sallën e gjyqit të filmit. “Nuk mendoj se është fjalim i një gruaje. Mendoj se është një burrë që përpiqet të shkruajë fjalimin e një gruaje”, i kishte thënë Streep regjisorit të filmit, Robert Benton; kjo sipas raportimeve të Vanity Fair.

 

(Burimi: https://www.insider.com)

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE