MËSIMI NË DISTANCË PËRPARËSITË DHE TË METAT

 

Nuk ka më asnjë dyshim që një numër gjithnjë e më i madh i institucioneve arsimore po e zgjedhin opsionin e mësimit në distancë, gjegjësisht mësimit online. Natyrisht ky lloj i mësimit i ka disa përparësi, por njëkohësisht edhe të meta, dhe mbase në fund gjithçka varet nga zakonet.

 

Në të kaluarën të gjithë ishim të mësuar me parimin klasik të organizimit të mësimit, deri sa mësimi online nuk u bë më i domosdoshëm. Jetojmë në rrethana të tilla që gjithnjë e më shumë shkolla dhe kompani janë orientuar në aplikimin e teknologjisë informative, me qëllim të lehtësimit të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19. Për disa njerëz, kjo mënyrë e të mësuarit nuk iu përshtatet fare andaj, do të jenë ata që do të mundohen. Mirëpo, e vërteta është se të metat janë shumë më të pakta se sa përparësitë e mësimit online.

 

Në parim, një ndër të metat më domethënëse të këtij lloji të mësimit është se duhet të riorganizohet jeta për t’i përcjellë mësimet online. Kur kihet parasysh se ndër përparësitë e shumta janë edhe ulja e shpenzimeve për transport, ngrënia e ushqimit në shtëpi, dhe të tjera, është e qartë që riorganizimi i orarit tuaj është një e metë shumë më e vogël se sa duket në shikim të parë.

 

Gjithsesi, është fakt se ka individ që thjesht nuk mund të mësohen me këtë mënyrë të përcjelljes së mësimit. Pikërisht këtyre njerëzve shkollat janë duke iu dalë në ndihmë përmes përdorimit të programeve të specializuara kompjuterike. Përdorimi i tyre e ka për qëllim lehtësimin maksimal për çdo individ që të përcjellë mësimin online. Kështu e tëra që mbetet për të bërë është sigurimi i një kompjuterike me disa specifika të caktuara dhe lidhjes stabile të internetit.

 

Duke qenë se pandemia e COVID-19 në masë të madhe i ka ndryshuar zakonet e shumë njerëzve, nuk është për t’u habitur se ajo është pasqyruar edhe në procesin mësimor. Janë gjithnjë e më shumë ata që me vet dëshirë e zgjedhin vijimin e mësimeve online, pa ua vënë veshin të metave të ndryshme.

 

Është fakt që nëse ne jemi të prirë që ta shohim diçka në dritë negative padyshim, që do të gjejmë të meta. Prandaj, është shumë më mirë që çdo situate t’i qasemi me pozitivitet dhe të mundohemi që të përfitojmë maksimalisht nga çdo situatë. Kjo do të ndihmojë që të ndihemi më mirë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në etikën tonë të punës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE