MODA MË E ËMBËL NË BOTË – MODA E ÇOKOLLATËS

Çokollatë, çokollatëëë … Të rrallë janë ata që mund të thonë se mund t’i rezistojnë çokollatës. Në kohën e COVID-19, me parullën # Qëndroninështëpi, shumë prej nesh kanë problem të qëndrojnë në formë, por sado që përpiqemi, vështirë se do t’i rezistojmë të hamë të paktën një pjesë të këtij deserti. Në tekstin në vijim le të njihemi me krijuesit më të mirë të shijes së çokollatës…

Ëmbëlsirat dhe çokollatat ekstravagante franceze kanë qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e përvojës turistike në Paris. Eclaris (biskota të gjata të mbushura e përmbi me cokollatë), biskota të mbushua me krem, “mousse” dhe “crème brûlée” janë vetëm një pjesë e vogël e ofertës dekadente që do të gjeni në ëmbëltoret në çdo cep të këtij qyteti. Në 10 vitet e fundit, një brez i ri i prodhuesve të ëmbëlsirave dhe të çokollatave e ka ngritur këtë zanat në nivelin e artit, duke i shndërruar krijimet e tyre në vepra arti. Shumë prej tyre janë bërë superyje të kuzhinës ose gatimit dhe ju paraqesim pesë pastiçerët më të famshëm dhe prodhuesit më të famshëm të çokollatave, të cilët gëzojnë statusin e të famshëmve në Paris.

 

Pierre Herme
Një nga pastiçerët më të mirë dhe më të famshëm në Paris dhe në të gjithë Francën është Pierre Herme. Në Paris ekzistojnë një duzinë dyqane të pushtuar nga klientë kryesisht për shkak të biskotave kremoze të famshme. Herme gjithashtu ofron shije standarde, siç janë shije çokollate, vanilje, mjedre dhe kafeje. Por ajo që e veçon atë nga pastiçeritë e tjera më të mira janë kombinimet frymëzuese të shijeve të pazakonta. Biskotat kremoze më të shitura janë ato që quhen “Ispahan”, me nuancë të shijes së trëndafilit, të kumbullës kineze (lychee) dhe mjedrës, si dhe “Mogador”, biskota kremoze me fruta pasioni me mbushje ose fill çokollate me qumësht. Produktet e tij konsiderohen të modës së lartë. Ashtu si stilistët e modës pariziane, Herme paraqet shije të reja çdo sezon.

 

Patrick Roger
Jo vetëm që ai është një nga prodhuesit më të mirë dhe më shpikës të çokollatës në qytet, por ai është gjithashtu një skulptor i suksesshëm, i cili i krijon veprat e tij nga bronzi, druri, metali dhe… çokollata. Ai është i njohur për krijimet e tij nga çokollata e zezë. Markat e tij tregtare janë sfera të mbushura me fill nga shija e llajmit dhe karamelit, pastaj nga karameli i kripur ose fruta “yuzu” (lloj limoni) dhe bar limoni. Ai sot ka disa dyqane çokollate dhe një nga pasionet e tij është të krijojë skulptura çokollate për vitrinat e dyqaneve të tij.

 

Hugo dhe Victor
Hugues Pouget u frymëzua aq shumë nga autori i tij i preferuar francez, sa që ai e quajti pastiçerinë ose ëmbëltoren e tij të çokollatave – Hugo dhe Victor. Brendësia e ëmbëltores është e krijuar për të tërhequr një klientelë me buxhet më të mire. I përngjan dyqaneve të bizhuterive luksoze, përveç që në vend të bizhuterive dhe gurve të çmuar, krijimet prej çokollatave dhe ëmbëlsirat janë në ekspozitë në piedestale të qelqit. Shijet dhe aromat janë sezonale. Pouget është një tifoz i sferave të çokollatës, të cilat i pikturon me ngjyra metalike dhe i mbush ato me fill nga dardha, mandarina dhe fruta pasioni. Bonbonjerat (ëmbëlsira të vogla ose praline) janë të paketuara në kuti që duken si libra.

 

Un Dimanche à Paris
Pierre Cluizel është pronari i këtij dyqani zinxhiror të çokollatave. “Un Dimanche à Paris” është e njohur edhe për çokollatën e saj të përgatitur posaçërisht, e cila shërbehet në enë të dizajnuara posaçërisht për atë prej porcelani të bardhë, por është e njohur edhe për çokollatën e zezë me kombinime intensive të aromave. Në mbrëmje, aty mbahen punëtori të gatimit dhe në një mënyrë argëtuese pjesëmarrësit mësojnë sekretet e përgatitjes së ëmbëlsirave dhe çokollatave të përsosura.

 

Pierre Marcolini
Pierre Marcolini është një nga prodhuesit e paktë të çokollatës që kanë mbetur që blejnë kakaon me cilësinë më të lartë nga plantacione nëpër mbarë botën, si dhe importon lëndën e parë me cilësi të lartë nga Madagaskari, Kuba, Venezuela, Kameruni dhe Ekuadori. Ai njihet për pralinat (bonbonierat) e tij – zemrat me glazurë të kuqe, të mbushura me lëvore mjedre dhe limoni dhe fill nga çokollata e bardhë. Pierre Marcolini është gjithashtu i njohur për linjën e tij të reçelit. Ai gjithashtu përdor vetëm kakao të trajtuar me insekticide natyrore dhe ndalon përdorimin e të gjitha preparateve që dyshohet se janë kancerogjene për prodhimin e tij.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE