MOODLE

Moodle është një platformë për mësim e dizajnuar për t’iu ofruar mësimdhënësve, administratorëve dhe nxënësve një sistem të vetëm të qëndrueshëm, të sigurt, dhe të integruar për të krijuar mjedise të personalizuara për mësim. Kjo platformë u krijua nga Martin Dougiamas, i cili është themeluesi dhe zhvilluesi kryesor i Moodle. Duke qenë se ai është rritur në zonat e largëta të Australisë gjatë viteve të 70-ta, Martin Dougiamas i vijoi mësimet përmes të ashtuquajturës “Shkolla e Ajrit”. Në kuadër të kësaj shkolle mësimet zhvilloheshin përmes radio valëve dhe kjo praktikë u vazhdua deri në vitin 2009 kur u zëvendësua me internetin “wireless”. Kjo i dha atij qasje në mësimin në distancë që nga mosha e hershme. Kur u rrit, ai studioi në Universitetin Curtin, ku përvoja e tij me WebCT e nxiti që të hulumtonte një metodë alternative për të mësuarit online. Në vitin 1999, ai filloi që të testonte prototipet e hershme të një Sistemi të ri për Menaxhimin e të Mësuarit (Learning Management Systems – LMS). Që atëherë, Moodle ka evoluar në një projekt që mbështetet financiarisht nga një rrjet prej mbi 80 kompani shërbyese partnere të Moodle nga e tërë bota.

 

Duke qenë se i fuqizon me mijëra mjedise mësimore në shkallë globale, Moodle e ka fituar besimin e institucioneve dhe organizatave të mëdha dhe të vogla, duke e përfshirë Shell, London School of Economics, State University of New York, Microsoft, dhe Open University. Mbi 213 milionë përdorues në mbarë botën si në nivelin akademik edhe në atë të biznesit, e bëjnë atë një nga platformat më të përdorura në botë. Ajo është e dizajnuar që të mbështesë mësimdhënien si dhe mësimnxënien. Ndërsa, falë ndërfaqes së saj të thjeshtë, opsioneve “drag-and-drop (tërhiq dhe lësho), si dhe burimeve të dokumentuara mirë së bashku me përmirësimet e vazhdueshme në përdorim, Moodle, është i lehtë për t’u mësuar dhe përdorur. Disa prej tipareve kryesore janë:

 

Falas pa tarifa për licenca

Moodle ofrohet falas si program “Open Source” në bazë të GNU (General Public License Licencë e Përgjithshme Publike). Kushdo mund ta përshtatë, zgjerojë, apo modifikojë Moodle për projekte komerciale dhe jo komerciale pa tarifa për licenca si dhe të përfitojë nga efikasiteti i kostos, fleksibiliteti dhe përparësitë e tjera të shfrytëzimit të Moodle.

 

Gjithmonë e përditësuar

Qasja open source e projektit Moodle do të thotë që Moodle rishikohet dhe përmirësohet vazhdimisht për t’iu përshtatur nevojave aktuale dhe atyre në të ardhmen të përdoruesve. Mundësitë shumë gjuhësore të Moodle ju sigurojnë se nuk ka kufizime gjuhësore për mësimin online. Komuniteti i Moodle tashmë kanë filluar që ta përkthejnë Moodle në më shumë se 120 gjuhë (ky numër vazhdon të rritet) në mënyrë që përdoruesit lehtësisht të mund t’i lokalizojnë faqet e tyre Moodle, së bashku me burimet e bollshme, mbështetjen dhe diskutimet e komuniteteve të cilat ofrohen në gjuhë të ndryshme.

 

Platformë mësimi të gjitha në një

Moodle i ofron mjetet më fleksibile për të mbështetur të mësuarit e kombinuar si dhe kurset 100% online. Konfigurojeni Moodle duke i aktivizuar apo çaktivizuar karakteristikat bazë dhe lehtësisht integrojeni çdo gjë që ju duhet për një kurs, duke e shfrytëzuar një gamë të plotë të karakteristikave standarde, duke i përfshirë mjetet e jashtme për bashkëpunim si forumet, wiki-të, chat-et, dhe blogjet.

 

Tejet fleksibil dhe me mundësi të plotë për përshtatje

Pasi që është open source, Moodle mund të përshtatet në çfarëdo mënyre në përputhje me nevojat individuale. Nga disa nxënës në miliona përdorues, Moodle mund të rregullohet që të mbështesë nevojat për klasat e vogla ashtu si edhe për organizatat e mëdha. Për shkak të fleksibilitetit dhe aftësisë për përshtatje, Moodle është përshtatur për përdorim në arsim, biznes, veprimtari jo fitimprurëse, qeverisje si dhe në kontekstin e komuniteteve.

 

I qëndrueshëm, i sigurt, dhe privat

Me përkushtimin për të mbrojtur sigurinë e të dhënave dhe privatësinë e përdoruesve, kontrollet e sigurisë përditësohen dhe zbatohen vazhdimisht në proceset e zhvillimore dhe softuerin e Moodle për të ofruar mbrojtje nga qasja e paautorizuar, humbja e të dhënave dhe keqpërdorimi. Moodle mund të kalohet lehtë në një shërbim “cloud” privat të sigurt.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE