MOVIEMANIA

ENCANTO

Regjia: Byron Howard

Rolet kryesore: Stephanie Beatriz, John Leguizamo, María Cecilia Boter, Diane Guerrero

 

Madrigalët janë një familje e jashtëzakonshme, që jetojnë të fshehur në malet e Kolumbisë, në një vend magjepsës të quajtur Encanto. Magjia e Encanto e ka bekuar çdo fëmijë në familje me një dhuratë unike — çdo fëmijë përveç Mirabel. Megjithatë, ajo së shpejti mund të jetë shpresa e fundit e Madrigalëve kur zbulon se magjia që e rrethon Encanton tani është në rrezik.

 

KING RICHARD

Regjia: Reinaldo Marcus Green

Rolet kryesore: Will Smith, Aunjanue Ellis, Saniyya Sidney, Demi Singleton, Tony Goldwyn, Jon Berntha

 

Venus dhe Serena Williams erdhën nga një sfond i pazakontë dhe e dominuan botën e tenisit. Ky film flet për jetën e këtyre superyjeve të tenisit dhe se si ato u bënë këto që janë sot pasi u stërvitën nga babai i tyre Richard Williams.

 

GHOSTBUSTERS: AFTERLIFE

Regjia: Jason Reitman

Rolet kryesore: Finn Wolfhard, Mckenna Grace, Carrie Coon, Sigourney Weaver

 

Kur një nënë beqare dhe dy fëmijët e saj shpërngulen në një qytet të ri, ata shpejt e zbulojnë që e kanë një lidhje me shkatërruesit origjinalë të fantazmave dhe trashëgiminë sekrete të gjyshit të tyre.

 

ETERNALS

Regjia: Chloé Zhao

Rolet kryesore: Angelina Jolie, Gemma Chan, Richard Madden, Kumail Nanjiani, Lauren Ridloff, Brian Tyree Henry, Salma Hayek, Lia McHugh dhe Don Lee, Kit Harrington

 

Eternals i “Marvel Studios” e përmban një ekip të ri emocionues të Superheronjve në Universin Kinematik të Marvel, alienë të lashtë që kanë jetuar në Tokë në fshehtësi për mijëra vjet. Pas ngjarjeve të Avengers: Endgame, një tragjedi e papritur i detyron ata të dalin nga hijet për t’u ribashkuar kundër armikut më të lashtë të njerëzimit, Deviantëve.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE