MUSHKONJAT E ZGJEDHIN KË DO TA PICKOJNË

 

Çka i tërheq mushkonjat dhe pse ato i sulmojnë disa njerëz më shpesh se të tjerët? Sa të shpejta janë mushkonjat dhe sa gjatë jetojnë? Po ua prezantojmë disa fakte interesante për insektin më të padashur në botë.

 

  1. Mushkonjat njihen që nga periudha e Triasikut – para 400 milionë vjetëve.
  2. Deri tani janë regjistruar gjithsejtë 3.549 lloje të mushkonjave.
  3. Mushkonja mesatare peshon rreth 2,5 miligramë.
  4. Femra mesatare e mushkonjës e thith rreth 5 të miliontat të një litre të gjakut, gjatë një ushqyerje.
  5. Mushkonjat nuk e gjejnë ‘viktimën’ rastësisht (ato e vëzhgojnë lëvizjen) dhe i zbulojnë rrezet infra të kuqe nga trupat e ngrohtë, si dhe sinjalet kimike (mushkonjat tërhiqen nga dyoksidi i karbonit dhe acidi laktik, në mesin e disa kimikateve të tjera) në një distancë nga 25 deri në 35 metra.
  6. Mushkonjat radhiten në insektet më të ngadalta dhe ato fluturojnë me një shpejtësi prej 1-2,4 km/h.
  7. Njerëzit më të mëdhenj janë më tërheqës për mushkonjat pasi që janë shënjestra më të mëdha dhe ata prodhojnë më shumë elemente tërheqëse (dyoksid karboni dhe acid laktik).
  8. Disa lloje të mushkonjave tërhiqen më shumë nga veshjet me ngjyra të errëta se sa ato me ngjyra të çelura.
  9. Disa studime kanë treguar se lëvizja e nikoqirit të mushkonjave e rrit përqindjen e pickimeve të mushkonjave deri në 50%.
  10. Në një studim është dëshmuar që hëna e plotë e rrit aktivitetin e mushkonjave deri në 50%.
  11. Në kuadër të një studimi në Arktik, shkencëtarët i zbuluan gjokset, duart dhe këmbët dhe me këtë rast i kanë regjistruar deri në 9.000 pickime të mushkonjave për person në minutë. Me një ritëm të tillë të pickimeve, një njeri i pambrojtur do të humbte gjysmën e gjakut të tij brenda një ore.
  12. Frekuenca e lëvizjes së krahëve të mushkonjave është 300-600 herë në sekondë.
  13. Mushkonjat shkaktojnë më shumë raste të vdekjeve se sa çdo kafshë tjetër në tokë. ato janë bartëse të sëmundjeve të ndryshme, duke e përfshirë këtu edhe malarien, ethet dënga, dhe ethet e verdha të cilat transmetohen tek njerëzit gjatë ushqyerjes së mushkonjave.
  14. Kur femra e thith racionin e saj të gjakut, barku i saj zgjerohet dhe mund të pranojë deri në tri herë më shumë gjak se sa pesha e trupit të saj.
  15. Mushkonjave iu pëlqejnë më shumë njerëzit me grupin 0 të gjakut, njerëzit me temperaturë më të lartë trupore, shtatzënat dhe njerëzit me pengesa në frymëmarrje, dhe e tërë kjo për shkak se këta persona prodhojnë sasi më të larta të dyoksidit të karbonit e cila i tërheq.
  16. Jetëgjatësia e një mushkonje femër është nga dy javë deri në disa muaj, përderisa meshkujt jetojnë vetëm një javë.
  17. Mushkonjat meshkuj i lokalizojnë femrat përmes tingullit që këto të fundit e lëshojnë teksa i rrahin krahët e tyre gjatë fluturimit.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE