NDRIÇIM GAZIJA – “DUA TË JEM I LUMTUR GJITHË JETËN“

NDRIÇIM GAZIJA – “DUA TË JEM I LUMTUR GJITHË JETËN“

 

Çdo njohës i muzikës nuk mund ta mohojë se gjatë njëzet viteve të fundit skena jonë muzikore është duke kaluar vitet e saj të arta. Kjo periudhë e ngritjes ka ardhur qoftë për sa i përket rrymave të muzikës që janë lëvruar në gjuhën shqipe, por ç’ është edhe më e rëndësishme edhe për sa i përket hyrjes në skenë të artistëve të rinj. Një prej këtyre emrave është edhe Ndriçim Gazija. Ekipi ynë e pati kënaqësinë që të takohej me Ndriçimin dhe në vijim ju ftojmë që të lexoni intervistën që e zhvilluam me të.

 

Kush është Ndriçimi, fillimet e para në skenën muzikore, takimi i parë me muzikën, këngët e para?

Quhem Ndriçim Gazija dhe jam 25 vjeçar. Hera e parë që kam performuar në skenë ka qenë kur isha 8 vjeçar. Asokohe e kam luajtur një vepër klasike në piano që ma kishte mësuar motra. Kjo ka ndodhë një vit para se të regjistrohesha në shkollën e muzikës. Pastaj e kam vijuar për shtatë vjet deri në përfundimin e shkollës fillore për piano. Takimi i parë me muzikën nuk më kujtohet pasi që kam lindur në një familje muzikantësh dhe muzika ka qenë e pranishme gjithmonë në familjen time. Këngët e para që i kam mësuar kanë qenë ‘Yesterday’ dhe ‘Love me do’ nga grupi Beatles. Më kujtohet që as fjalët e këngëve nuk dija t’i artikuloja mirë.

 

Çfarë zhanri të muzikës më me dëshirë këndoni?

Pop, rock, dhe R&B.

 

Kush ka ndikuar më shumë në formimin tënd si artist?

Babai, pasi që edhe ai është muzikant.

 

A mendon se artistëve të rinj iu jepet hapësirë e mjaftueshme në media?

Personalisht mendoj që po pasi që mua më është dhënë mundësia shumë herë të promovohem, pastaj varet te artisti si e menaxhon mundësinë.

 

Nëse do të darkoje më tre persona të famshëm (qofshin ata personalitete të gjalla apo të vdekura), cilët janë ata?

Paul McCartney, Michael Jackson dhe Ed Sheeran.

 

Cilat gjëra në jetë ju bëjnë të qeshni?

Seriali ‘Friends’ dhe e dashura, I have a funny gf I’m lucky (Jam me fat që e kam të dashurën spirituoze).

 

Çfarë bëni gjatë vikendeve?

“Mountain bike”.

 

Cili ka qenë emisioni argëtues që e ke shikuar me dëshirë kur ishe i vogël? Kurse tani çka shikoni më me dëshirë në TV?

Si i vogël e kam shikuar shumë ‘Tom & Jerry’, kurse tani nuk shikoj shumë TV, por mund të them që nuk ka ditë që nuk e shikoj një episod të serialit ‘Friends’.

 

A keni kafshë që e mbani në shtëpi?

Për fat të keq jo, por do të doja të kisha një qen.

 

Na tregoni diçka për ju që do të na çudiste?

I do a lot of pranks (Bëj shumë rrengje).

 

Nëse kishe pas me dëgjua vetëm një këngë gjatë gjithë jetës, cila do të ishte ajo?

“Yesterday” nga The Beatles.

 

Nëse kishe pas me ngrënë vetëm një ushqim gjatë gjithë jetës, cili do të ishte ai?

Pizza.

 

Na trego një kujtim nga fëmijëria dhe ndjenjat që të sjell ai kujtim sa herë të bie në mend?

Një nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë është kur babi ma bleu një kitarë të vogël. Çdo ditë lëshoja këngë të The Beatles dhe dilja para pasqyrës me kitarë dhe e kisha ndjenjën që jam pjesëtari i 5-të i grupit.

 

Cili është destinacioni turistik i ëndrrave?

Los Angeles, Kaliforni.

 

Cilin film e keni shikuar më shumë se njëherë?

Të gjitha seritë e Harry Potter.

 

Cilat janë dëshirat e tua për llambën e Aladinit?

Kisha dashtë vetëm një dëshirë, të jem i lumtur gjithë jetën.

 

Në cilën periudhë të historisë kishe pasë dëshirë të jetosh?

New York në vitet e ‘90-ta.

 

Në cilin qytet kishe dëshiruar të jetosh?

Amsterdam.

 

A është dashuria vetëm fjalë?

Deri para një viti kam menduar që po, por kam ndryshuar mendim, hahaha…

 

Nuk mund të jetosh pa…?

Njerëzit e dashur që më rrethojnë.

 

Po të detyroheshe të bëje diçka nga këto, cilën do ta zgjidhje:

  1. Të luaje rol negativ në një telenovelë
  2. Të lash një grumbull të madh të enëve, apo
  3. Të hidheshe me litar mbrojtës nga një lartësi e madhe.

 

Çfarë preferoni më së shumti nga gardëroba juaj?

Në përgjithësi i pëlqej rrobat e zeza, çka kam të zezë në gardërobë i dua tepër.

 

Cilit lloj të ëmbëlsirës kurrë nuk i thoni jo?

Soufflé.

 

Çfarë mendoni për të rinjtë e Kosovës dhe cila është porosia juaj për ta?

Mendoj që e kemi një rini tepër të shëndoshë dhe tepër kreative, porosia ime është që të punojmë sa më shumë në atë çka jemi më kreativ; Këtu e përfshij edhe veten, hahaha…

 

Profili

Emri dhe mbiemri: Ndriçim Gazija

Data e lindjes: 01.09.1996

Vendi i lindjes: Gjakovë

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE