NËNTË MËNYRA TË DËSHMUARA PËR TË ZHVILLUAR KREATIVITETIN

 

Nganjëherë mund ta kapni veten duke shikuar një letër të zbrazët me dëshirën për të shkruar, por pa asnjë grimcë frymëzimi. Zhvillimi i kreativitetit nuk është diçka që vjen “brenda natës”. Shkencëtarët i kanë zbuluar disa mënyra për të zhvilluar kreativitetin të cilat mund t’ ju ndihmojnë që idetë të rrjedhin pa ndërprerë.

 

  1. Kaloni kohë në natyrë

Një eksperiment i psikologëve në Universitetin e Kanzasit në SHBA e ka dëshmuar që koha që e kaloni në natyrë mund ta rrisë kreativitetin tuaj deri në 50 për qind. Në fakt, sa më shumë kohë që kaloni në natyrë, kjo aq më shumë pasqyrohet pozitivisht në mendjen dhe të menduarit tuaj.

 

  1. Mos punoni në qetësi

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Ilinoisit, pak zhurmë përreth, si zhurma e pikave të shiut apo bisedat nga një kafiteri mund të nxisë të menduarit kreativ. Gjatë studimit u vërejt që pjesëmarrësve në eksperiment u erdhi frymëzimi i papritur apo ide të reja në momentet kur ishin të ekspozuar ndaj zhurmave deri në 70 dB të larta.

 

  1. Udhëtoni

Mjedisi ynë jetësor ndikon goxha shumë në lidhjet tona nervore ashtu si edhe ndërveprimi ynë me të. Hasja në një mjedis të ri me gjuhë, pamje, aroma dhe zhurma të reja, ndikon pozitivisht në trurin tonë. Sigurisht, kjo nuk ka të bëjë me udhëtime dhe qëndrim në hotel, pasi që është e nevojshme që ne ta hulumtojmë dhe të shkrihemi me kulturën ekzistuese.

 

  1. Rrethojeni veten me ngjyrën e kaltër

Ngjyra e kaltër mund t’ ju ndihmojë që të mendoni jashtë kornizave. Studimet në Kolumbinë Britanike (British Columbia) në mesin e 600 pjesëmarrësve ka treguar se ata që i kryenin detyrat kognitive në kompjuterë me ekran të kaltër zhvillonin dyfish më shumë kreativitet se sa ata me ekran me ngjyrë të kuqe.

 

  1. Ëndërroni

Lëshimi i mendimeve të lira mund të jetë shumë dobiprurës. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë e kanë zbuluar lidhjen ndërmjet ëndërrimit dhe zgjidhjes kreative të problemeve. Në fakt, pjesëmarrësit e studimit të cilëve iu lejua që t’i linin të lira mendimet e tyre

 

  1. Shëtisni

Studentët e Universitetit të Stenfordit të cilët kanë shëtitur në vend që të qëndronin të ulur apo të voziteshin me karroca kanë dhënë më shumë përgjigje kreative në testet të cilat zakonisht përdoren për matjen e të menduarit kreativ.

 

  1. Shkarravisni

Mund të mendoni që shkarravitja është diçka që ju shërben për të shtyrë kohën gjatë orëve të mësimit apo mbledhjeve, por autorja Sunni Brown pohon se shkarravitja është një shtojcë që në mënyrë vizuale e stimulon të menduarit dhe kreativitetin. Ajo madje është ligjëruese e një lënde të quajtur “aplikimi i të menduarit vizual” ose thjesht shkarravitje. Në fakt, kjo lëndë është dedikuar për profesionistët për t’ iu ndihmuar atyre në zhvillimin e qasjeve neurologjike të cilat nuk i kemi kur jemi në regjimin gjuhësor.

 

  1. Dremisni

Studimet kanë treguar që dremitja njëzet minutëshe mund të rrisë aktivitetin e pjesës së djathtë të trurit, e cila është e ndërlidhur me zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kreativ.

 

  1. Mendoni si një fëmijë

Studiuesit në Universitetin e Dakotës Veriore i kanë ndarë studentët në dy grupe. Njërit grup iu thanë: Ju jeni 7 vjeçar dhe mësimi është anuluar. E keni tërë ditën për vetveten. Çka do të bëni? Ku do të shkoni? Çka do të shihni?

Studentëve të grupit të dytë iu dhanë udhëzimet e njëjta me përjashtim të të qenit 7 vjeçar. Që të dyja grupeve iu dhanë teste të kreativitetit, të cilat treguan se studentët që e paramendonin veten si shtatëvjeçar dhanë rezultate më të larta dhe dyfish më shumë ide kreative se sa grupi i dytë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE