NGA ÇKA SHKAKTOHEN TË PËRZIERAT GJATË VOZITJES?

Një numër i madh i njerëzve vuajnë nga kjo dukuri e shpeshtë, dhe shkencëtarët kanë arritur të provojnë se çfarë saktësisht shkakton të përziera gjatë lëvizjes së veturës. Disa njerëz, kur udhëtojnë, madje edhe gjatë ngasjes afatshkurtër, ndiejnë simptoma të përzierjes dhe marramendje të shoqëruara me të vjella. Ekspertët u përpoqën të gjenin shkakun e përzierjes gjatë ngasjes.

KINETOSIS – NJË SËMUNDJE E LËVIZJES

Përzierja gjatë ngasjes quhet ndryshe kinetozë, ose sëmundje lëvizjeje, dhe përkufizohet si adaptim i dobët i trupit ndaj lëvizjes. Ndodh kur tre pjesë të trupit tonë ndiejnë lëvizjet – sytë, veshi I brendshëm dhe nervat shqisorë që dërgojnë sinjale në tru.
Përderisa sytë na lejojnë të shohim se jemi duke lëvizur, nervat në muskuj dhe gjymtyrë gjithashtu na lejojnë të ndiejmë lëvizjen. Gjatë kësaj kohe, veshi i brendshëm na lejon të perceptojmë lëvizjen. Kinetoza ndodh kur vetëm njëra nga këto shqisa, kryesisht veshi i brendshëm, ndjen lëvizjen dhe të tjerat jo.
Kur shqisat e tjera “dështojnë”, truri proteston dhe merr sinjale të përziera. Për shkak të anomalisë, ajo ndikon në të gjithë organizmin dhe kështu fitojmë ndjenjën e përzierjes dhe refleksin e të vjellave.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE