NGA E HËNA MËSIMI REALIZOHET ME PJESËMARRJE NË SHKOLLË

 

Përmes një njoftimi të publikuar sot në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nga e hëna më 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla.

 

“Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore, ndërkaq varësisht prej situatës me pandeminë, do të punohet sipas tre skenarëve A, B dhe C,” thuhet më tej në njoftimin në fjalë.

 

Në fund të njoftimit, MASHTI ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në shkollë, që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE