NGA SE PËRBËHET ROVERI PERSEVERANCE QË KA ATERRUAR NË MARS?

 

Roveri Perservance ka aterruar në planetin mars në muajin shkurt. Ai do të kërkojë format antike të jetës mikrobiale, gjë që do të përparojë synimin e NASA-së që to studiojë të kaluarën e krijimit të Marsit. Roveri e ka një turjelë për mbledhjen e kampionëve bazë nga shkëmbinjtë dhe sipërfaqja e Marsit. Më pas ai i ruan ato në gypa të vulosur për t’i sjellë ato përmes misionit që do ta sjell reverin në Tokë për analiza të mëtutjeshme. Qëndrueshmëria është faktori që do të testojë teknologjinë e tij, e cila do të ndihmojë për të shtruar rrugën drejt hulumtimit të ardhshëm të Marsit nga njeriu.

 

Por nga se përbëhet makineria e cila ka aterruar në Mars?

Roveri Mars 2020 Perserverance e ka madhësinë e një veture, është i gjatë rreth 3 metra (pa llogaritur gjatësinë e krahut), i gjerë rreth 2,7 metra dhe rreth 2,2 metra i lartë. Mirëpo, duke qenë se i ka vetëm 1025 kilogramë, ai peshon më pak se një veturë standarde. Në njëfarë mënyre, pjesët e Roverit janë të ngjashme me atë të çfarëdo qenieje të gjallë që do të duhej të “jetonte” dhe të mund të hulumtonte.

 

Trupi i tij, është një strukturë e cila i mbron “organet vitale” të Roverit, truri i tij në fakt është një kompjuter i cili përpunon informacione. Temperatura kontrollohet nga ngrohës të brendshëm, dhe një shtresë e izolimit; qafa dhe koka e tij janë një lloj “direku” për “veshët dhe sytë”, gjegjësisht kamerat dhe instrumentet të cilat i japin Roverit informata për mjedisin që e rrethon. Krahu i tij është një instrument që i mundëson atij që të mbledhë kampionë nga shkëmbinjtë, kurse këmbët dhe rrotat e tij shërbejnë për lëvizje. Ai furnizohet me bateri dhe komunikon përmes antenave.

 

Mirëpo, Roveri përmban edhe instrumente shkencore. Ato janë veglat më moderne për mbledhjen e informacionit për gjeologjinë, atmosferën, kushtet mjedisore dhe fosilet kimike (nënshkrimet biologjike) të mundshme të Marsit.

 

Për më shumë fotografi dhe materiale për Roverin por, edhe për Marsin vizitoni faqen zyrtare të NASA-së.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE