NJË BURG I DENJË PËR NJË KONT

 

Château d’If ose Kështjella d’If, në afërsi të bregdetit të Marsejës, u ndërtua si një kështjellë mbrojtëse nga mbreti francez Francisi i I-rë në vitin 1524, për shkak të shkëmbinjve të rrëpirë dhe pozitës strategjike të ishullit ku ajo qëndron. Përderisa kjo kështjellë kurrë nuk bëri emër për mbrojtjen e portit antik të Marsejës (pasi që ai nuk u sulmua kurrë), ajo u bë famëkeqe si burg.

 

E rrethuar nga rryma të pabesa të ujit, ajo mori famë në fund të shekullit të 16-të si një vend ku braktiseshin të burgosur të fuqishëm politik dhe fetar. Sipas regjistrave zyrtar, asnjë nga të burgosurit e dënuar atje nuk arritën kurrë të iknin.

 

Sidoqoftë, ekziston një tregim i famshëm për një ikje nga kështjella nga ana e Edmond Dantes, krye heroi i romanit të Aleksandër Duma (Alexandre Dumas) të vitit 1844 të titulluar Koni i Monte Kristos. Ndonëse, ky është një personazh i trilluar, qelia e tij mund të vizitohet sot e kësaj dite në nivelin e poshtëm të burgut.

 

Sot kjo kështjellë e vjetër, e mbijetuar pothuajse në tërësi, mund të vizitohet shumë lehta falë udhëtimeve me traget nga porti i vjetër i Marsejës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE