NJË REVISTË MË DUKJE TË RE

Përgjatë viteve, artikulli i editorialit të revistës sonë, çdo janar ka qenë i dedikuar për tema si Vendimet e Vitit të Ri, ndryshimet pozitive, festimet dhe traditat për Vitin e Ri, dhe kështu me radhë. Sidoqoftë, sivjet, ky editorial është rezervuar për ndryshimet, ose më mirë të themi përmirësimet në dukjen dhe përmbajtjen e revistës sonë.

 

Ishte dhjetori i vitit 2002, kur u botua numri i parë i revistës sonë dhe që atëherë, kryesisht falë juve, lexuesve tanë, kjo revistë i ka realizuar shumë arritje dhe suksese. Një nga këto arritje është fakti që sivjet revista do të festojë 20 vjetorin e saj. Prandaj, ishte më se e vendit  që sivjet, për herë të parë ne kemi vendosur që të zbatojmë një mori të ndryshimeve. Ne besojmë që ato e bëjnë revistën tonë më të përshtatshme për shijet e lexuesit të shekullit të 21-të, dhe ne shpresojmë që ju do t’i miratoni ato.

 

Logo e re

Padyshim, ndryshimi më i rëndësishëm që e kemi bërë është logoja. Pas 20 viteve, ne i themi lamtumirë logos sonë të vjetër – for you 4U. ajo zëvendësohet me logon tonë të re dhe moderne – 4you Magazine. Siç e shihni, ndryshimi vlen vetëm për sa i përket logos dhe jo vet emrit të revistës pasi që ne besojmë, ashtu siç besonim 20 vjet më parë, që kjo revistë shtypet për ju.

 

Dizajn i ri dhe përmbajtje e re

Zhvillimi i mediave sociale padyshim i ka prekur të gjitha llojet e mediave tradicionale. Në këtë klimë, është normale që ne kemi vendosur që ta ristrukturojmë dizajnin dhe përmbajtjen që do ta përfshijmë në revistën tonë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, lexuesi modern dëshiron përmbajtje dhe artikuj më ndërveprues. Për këtë arsye, revista do të përmbajë rubrika të reja që do të jenë më interesante për ju.

 

GENERATION #, WELLBEING & TEENS, YOUR OPINION ABOUT…, janë vetëm disa prej rubrikave të reja të cilat shpresojmë që do t’ju pëlqejnë. Ne do të fillojmë edhe një rubrikë të re DO IT YOURSELF, në kuadër të të cilës do t’u prezantojmë projekte të ndryshme të cilat mund t’i realizoni në shtëpi ose në shkollë, vetëm ose me ndihmën e shoqeve dhe shokëve tuaj. Vlen të theksohet, që disa prej rubrikave nuk do të ndryshojnë si SCHOOL OF THE MONTH, dhe disa të tjera do të riemërohen. Për shembull, SPORTS CORNER do të bëhet HEALTH & SPORTS, kështu që krahas intervistave me sportistët e ndryshëm aty do të përfshihen edhe artikuj për jetën e shëndetshme dhe aktivitete të fitnesit.

 

Shfletojeni revistën

Është e pamundur që të prezantohen të gjitha ndryshimet në këtë rubrikë të shkurtër. Prandaj, ju takon juve që ta shfletoni këtë numër të revistës në https://magazineforyou.com/1/magazines/. Do të jemi shumë mirënjohës, nëse ju do të na i tregoni mendimet dhe komentet e juaja për këtë pamje të re të revistës. Ju mund t’i dërgoni ato në emailin ose faqet e mediave sociale (në Facebook dhe/ose Instagram) të cilat mund t’i gjeni në kopertinën tonë ose në rubrikën anash për ne.