NJËSIA K9 E POLICISË SË KOSOVËS PRANON QEN PËR ZBULIMIN E ARMËVE NGA POLIMERI

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës (PK).

 

Përderisa qentë e njësitit K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barutit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla. Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë (5) qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e çertifikuar të njësitit K9 të PK-së për nuhatjen e Polimerit.

 

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasiqë do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE