NJËZET THËNIET MË TË MENÇURA TË TË GJITHA KOHËRAVE

Në këtë kohë të pandemisë së COVID-19 gjetja e frymëzimit për të menduar dhe vepruar pozitivisht është mjaft e vështirë. Prandaj, para jush e sjellim një listë me thënie frymëzuese të përgatitur nga “Higher Perspective” të titulluar: “20 thëniet më të mençura të gjitha kohërave”.

 

Në vijim ju ftojmë që ta lexoni këtë listë dhe mbase edhe te frymëzoheni nga këto thënie të përzgjedhura.

 

  1. Ai që nuk ka gabuar kurrë, nuk ka provuar asgjë të re – Albert Einstein
  2. Lavdia jonë më e madhe nuk është që të mos dështojmë kurrë, por që të ringrihemi pas çdo dështimi – Konfuci
  3. Nuk mund të jesh i vetmuar, nëse të pëlqen personi me të cilin je vetëm – Wayne Dyer
  4. Mos prano kurrë të të detyrojnë të heshtësh, mos lejo kurrë të bëhesh viktimë. Mos e prano përkufizimin e askujt për jetën tënde, përkufizoje ti vetveten – Robert Frost
  5. Detyra jote nuk është ta kërkosh dashurinë, por vetëm të kërkosh dhe t’i gjesh brenda vetes të gjitha pengesat që i ke ndërtuar kundër saj – Rumi
  6. Disa njerëz vdesin që 25 vjeç por, nuk i varrosin deri kur i mbushin 75 vjet – Benjamin Franklin
  7. Unë e kam zbuluar paradoksin që nëse dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, vetëm më shumë dashuri – Nënë Tereza
  8. Shikimi yt do të qartësohet, vetëm pasi të mund të shohësh brenda zemrës tënde. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet – Karl Jung
  9. Njeriu është veçse produkt i mendimeve të tij. Ai bëhet ajo që ai mendon – Mahatma Gandhi
  10. Hakmarrja një sy për një sy, vetëm sa do ta verbojë tërë botën – Mahatma Gandhi
  11. Ajo që është mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë imtësi, në krahasim me atë që gjendet brenda nesh – Ralph Waldo Emerson
  12. Ai që e pushton vetveten është më i madh se sa ai që i pushton një mijë njerëz në betejë – Gautama Buda
  13. Kur rashë në pikën më të ulët e gjeta bazën e fortë mbi të cilën e rindërtova jetën time – K. Rowling
  14. Ajo që më ndodh mund të më ndryshojë. Por, unë refuzoj që ajo të më zvogëlojë – Maya Angelou
  15. Edhe ti vetë, po aq sa kushdo tjetër në tërë universin, e meriton dashurinë dhe dhembshurinë tënde – Gautama Buda
  16. Jeta tkurret ose zgjerohet, në përputhje me kurajën tonë – Anais Nin
  17. Mos shko aty ku të shpie shtegu, por shko atje ku nuk ka shteg dhe lër gjurmë – Ralph Waldo Emerson
  18. Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes – George Bernard Shaw
  19. Ka vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është sikur asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është sikur gjithçka është një mrekulli” – Albert Einstein
  20. Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë e di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë – Sokrati
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE