NXËNËSIT E SHKOLLËS FINLANDEZE E EKSPLOROJNË BOTËN E GAZETARISË NË REVISTËN 4YOU

Ekipi ynë e pati kënaqësinë që ta përmbyllë këtë javë me një vizitë tejet të veçantë nga nxënësit e Shkollës Finlandeze në Prishtinë. Ne ishim të emocionuar që e patëm rastin që të mirëpresim këtë grup të nxënësve dhe mësuesve të tyre në redaksinë tonë. Kjo vizitë ua dha atyre rastin për të fituar përvojë të drejtpërdrejtë në procesin e përgatitjes së një reviste për shtyp.

 

Dita filloi me një pritje të ngrohtë nga kryeredaktorja jonë, e cila u foli atyre për rëndësinë e botimeve si 4You Magazine si dhe rolin kritik të gazetarisë në shoqërinë e sotme. Studentët ishin të etur për të mësuar rreth procesit editorial dhe entuziazmi i tyre e dha një ton pozitiv për pjesën tjetër të vizitës.

 

Vizitorët tanë e patën mundësinë që të takohen edhe me ekipin tonë të talentuar të ilustruesve. Nxënësit u magjepsën nga procesi që qëndron pas punës krijuese dhe fotografive që i zbukurojnë faqet e revistës sonë. Ilustruesit tanë i demonstruan disa prej teknikave të tyre të punës.

 

Më pas ishte radha e gazetarëve tanë, të cilët i angazhuan këta nxënës me histori për përvojat e tyre në këtë fushë. Ata ua shpjeguan atyre se si i hulumtojnë, shkruajnë dhe kontrollojnë artikujt e tyre për të siguruar histori të sakta dhe bindëse. Nxënësit vazhduan me pyetje për sfidat dhe aspektet e punës së gazetarisë, si dhe treguan për përvojat e tyre në përgatitjen e revistës për shkollën e tyre.

 

Nxënësit e patën rastin që të vizitojnë edhe redaksinë e TV KFOR dhe RADIO KFOR, për ta përfunduar më pas vizitën me një shëtitje të shkurtër në Kampin Film City (ku edhe gjendet redaksia e jonë). Në fund nxënësit dhe mësuesit u larguan me njohuri më të thella për procesin e përgatitjes së një produkti si 4You Magazine dhe një vlerësim të ri për punën që shkon në krijimin e çdo numri. Ne ishim të kënaqur t’i presim ata dhe shpresojmë që kjo përvojë të frymëzojë disa gazetarë dhe ilustrues të ardhshëm mes tyre.

 

E falënderojmë Shkollën Finlandeze në Prishtinë për këtë vizitë të mrekullueshme!