OLIVIA RODRIGO KA LINDUR PËR KËTË

 

Në moshën 18 -vjeçare, Olivia Rodrigo është në një trajektore në ngritje në rrugën për t’u bërë një nga artistet më të mëdha të brezit të saj. Për shkak të kësaj rritjeje meteorike në rubrikën muzikore të këtij muaji, ju ftojmë të lexoni pjesë të intervistës së publikuar në revistën GQ.

 

Në mes të karantinimit, një yll i Disney-t u trasnformua, në dukje brenda natës, në llojin më të rrallë të artistit: një yll global i muzikës pop i vetë krijuar, i adhuruar nga gjenerata Z, kritikët e muzikës të gjeneratës ‘baby boomer’ – dhe të gjithë të tjerët mes tyre. Olivia Rodrigo nuk ka punuar shumë në dekorimin e apartamentit të saj të ri, por ajo e ka varur në mur një vepër të çmuar të artit në dhomën e saj të gjumit. Brenda një kornize të bardhë qëndron në mënyrë ceremoniale një cicërimë (‘tweet’) e vetme e shtypur. Konkretisht, një cicërimë për të nga Cardi B që thotë: “Po ia del shuuumë mirë për moshën tënde. Mos lejo asnjë fjalë toksike të të prekë dhe mos e lejo askë të ta kufizojë zërin tënd”.

 

Singli i saj i parë, “Drivers License”, një baladë pikëlluese dhe melodike për theyrjen e zemrës, u publikua në janar dhe zuri rrënjë në TikTok. Në maj, ajo vazhdoi me publikimin e albumit të saj debutues, Sour, një koleksion i zhanrit të himneve lirike për ndarjet, secila këngë më e theksuar se e fundit. Sour i theu rekordet e transmetimit dhe mbretëroi në krye të top listave, ndërsa u lavdërua me entuziazëm nga kritikët.

 

E rritur në Temecula, California, Rodrigo është një fëmijë i vetëm. Impulsi i saj artistik për shkrimin e këngëve si duket kishte qenë i pranishëm gjithherë. “Olivias i pëlqente të krijonte këngë ‘të çmendura’ pothuajse që nga koha kur filloi të fliste”, thotë nëna e saj. “Sapo mësoi se si të luante në instrumente, atëherë pasioni i saj për muzikën vërtet u përshkallëzua”.

 

Para se “Drivers License” ta bënte atë një fenomen, adoleshentët tashmë ishin njohur me Rodrigon nga puna e saj në shfaqjet e Disney – Bizaardvark dhe High School Musical: The Musical: The Series. Ajo shkroi dhe interpretoi këngë origjinale për këtë të fundit.

 

A ishte surreale të bëhesh e famshme globalisht ndërsa të gjithë ishin të mbyllur?

Olivia Rodrigo: O Zot. Plotësisht. Unë mendoj se ishte në të vërtetë e mrekullueshme, sepse kishte mungesë presioni. Nëse do të kishte një koncert dhe unë do të mund të shihja që “Patentë shoferi” po këndohej nga mijëra njerëz, do të ndihesha sikur kam marrë më shumë se që kamë bërë.

 

Kush ishte dikush të cilin e adhuroje nga yjet e ishte tifoz i yti?

Ed Sheeran para ca ditësh tha: “E dua Oliva Rodrigo,” dhe “Me pëlqen që ajo i shkruan këngët e veta, është super”. Ndërsa unë reagova, “O Zot – kjo është fantastike”. Mendoj që ai është njëri nga kantautorët më të mirë të të gjitha kohëve.

 

Producenti i juaj, Daniel Nigro, ka thënë se ju e keni porositur që të mos e shikoj High School Musical. Pse ishte e rëndësishme për ju që t’i mbani ato dy botë të ndara?

Gjithmonë kam dashur të më marrin seriozisht si kantautor – madje të qenit aktore nuk e zvogëlon fare atë. Doja që ai të më njihte mua dhe jo personazhin anësor që po luaja.

 

A dëshiron që të vazhdosh me aktrimin?

Nuk jam e sigurt. Me të vërtetë nuk e di se kah do të shkojë karriera ime në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Jam shumë mirënjohëse që mund t’i bëjë të dyja. Mendoj që tani duhet vetëm të gjej projekte dhe të shkruaj këngë të cilat i kam përzemër.

 

Cila ishte kënga ose albumi i parë që e dëgjuat që ju frymëzoi për ta bërë këtë?

I pari që më vjen në mendje është Pure Heroine e Lorde. Kur u publikua, unë isha 11 apo 12 vjeçe, apo diçka ashtu. Mbaj mend që i dëgjoja tekstet dhe mendoja: O Zot – me të vërtetë mund ta gjej veten në këto tekste.

 

Si funksionon procesi aktual i krijimit të imazhit tuaj? Vetëm i zgjidhni gjërat në Pinterest dhe më pas i thoni kompanisë së regjistrimit: “Mirë, kjo është ajo që dua”?

Po. Kam punuar në skenë kaq gjatë, ku të thonë çfarë duhet të thuash dhe çfarë të veshësh. Fakti që kur je duke e bërë një videoklip ose diçka tjetër, njerëzit vijnë dhe të pyesin: “Çfarë do të bësh me këngën që e ke shkruar?” Reagimi im është: “Ju do të më jepni burime dhe kohë për të bërë atë që dua?” Kjo është gjëja më fantastike në botë.

 

A je befasuar që ke bërë kaq shumë fansa 30 dhe 40 vjeçar?

Shumë e befasuar. Thjesht mendoj se kjo flet për natyrën universale të thyerjes së zemrës, gjë që është mjaft interesante.

 

A ju kujtohet hera e parë që e ngritët zërin për ndonjë vendim kreativ?

Në të vërtetë më kujtohet për “Deja Vu”, ishte ku fillimisht do të ishte post-kori me goditje vokale, për të cilin mendova se ishte tepë pop dhe nuk ishte gjëja ime. Kurse, unë doja që të ishte ai zëri sintetik. Sa herë e dëgjoj, them, “Më vjen mirë që kam këmbëngulur për mendimin tim për atë.”

 

Jeni një person shumë gazmor dhe megjithatë këngët tuaja janë kaq të trishtueshme. Si i ndërlidhni këto? A është kompozimi i këngës mënyra e juaj për t’i larguar ato emocione?

Unë jam personi më i lumtur nga të gjithë, të cilin njerëzit nuk mund ta marrin me mend nga këngët e mia. Më pëlqen drama në këngë, dhe vërtet më pëlqejnë këngët e dhimbshme. Unë thjesht i dua këngët që të emocionojnë.

 

(Marrë nga: https://www.gq.com)

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE