ORKESTRA QË BËN MUZIKË ME MAKINAT E VJETRA TË SHKRIMIT

 

Nëse keni menduar se i keni dëgjuar të gjitha llojet e muzikës, mendohuni edhe njëherë, pasi që një orkestër nga Bostoni do t’ju befasojë me kompozimet e veta, të cilat ata i luajnë ekskluzivisht vetëm në makinat e shkrimit.

 

Orkestra e Bostonit me makinat e shkrimit ekziston që nga viti 2004, dhe deri tani ata e kanë realizuar një album, një ‘singl’ dhe një sërë paraqitjesh në zonën verilindore të SHBA-ve.

 

Anëtarët e këtij ansambli krenohen me faktin që instrumentet e tyre jo konvencionale zgjasin vetëm tri vjet. Kur merret në konsideratë se sa shumë ata iu bijnë atyre kjo mbase nuk është aspak befasuese.

 

Siç edhe mund ta merrni me mend muzika e tyre është tërësisht perkusive (me goditje), dhe gjatë ekzekutimit të saj shfrytëzohet çdo tingull i mundshëm që mund ta nxjerrin makinat e vjetra të shkrimit.

 

Është interesant fakti që në kuadër të kompozicioneve të tyre ekzistojnë edhe pjesë solo të mjeshtërve virtuozë në këto mjete të shkrimit.

 

Në vijim mund ta shihni këtë orkestër duke e luajtur një pjesë të tyre muzikore.

Boston Typewriter Orchestra from American Buffalo on Vimeo.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE