OSBE: EDICIONI I 6-TË I AKADEMISË SË RINISË

ZËRA TË NDRYSHËM, E ARDHME E PËRBASHKËT❗️
🟣 A jeni aktivistë të të drejtave të njeriut të moshës 18 deri në 25 vjeç? Jeni studentë apo juristë të rinj? Apo jeni entuziastë të të drejtave të njeriut dhe dëshironi të fitoni aftësi të reja për të bërë ndryshime në komunitetin tuaj?
Nëse jeni përgjigjur po në ndonjërën prej këtyre pyetjeve, aplikoni!
Ejani të mësoni më shumë rreth të drejtave të njeriut dhe të ndani përvojën tuaj. Gjatë Akademisë së Rinisë do të zbuloni mënyra të reja për të promovuar dhe avancuar agjendën e të drejtave të njeriut.
Akademia do të mbahet nga 1️⃣3️⃣ maj deri më 1️⃣7️⃣ maj 2024 në Prishtinë. Nëse jeni të interesuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit deri më 2️⃣8️⃣ prill 2024, në orën 23:59.
Të rinjtë e të gjitha komuniteteve, me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare inkurajohen të aplikojnë.