PALMAT E DYLLIT QUINDIO

 

Palmat janë një pamje e zakonshme në pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, dhe përderisa një tufë e tyre mund të jetë shumë e bukur, ato zakonisht nuk kanë pamje surreale sikurse palmat e dyllit Quindio.

 

Në zonën e paraqitur në foto në shpatet e gjelbëruara, palmat e larta dhe të holla duken më shumë si shkopinj të koktejeve. Palmat e dyllit Quindio ngrihen lart në tërë peizazhin e Luginës Cocora. Druri kombëtar i Kolumbisë rritet në një prej rajoneve më skenike të këtij vendi.

 

Këta drunj mund të arrijnë lartësitë marramendëse prej 60 metra, gjë që i bën palmat më të mëdha në Tokë. Njëherit, ata janë arsyeja pse Lugina Cocora është përfshirë në Parkun Natyror Kombëtar Los Nevados në vitin 1985. Mbrojtja ishte e nevojshme për këtë zonë pasi që numri i këtyre drunjve spektakolar ishte në rënie të shpejtë.

 

Lugina Cocora është një luginë në Zonën Quindio të Kolumbisë. Ajo gjendet në Cordillera-në Qendrore të Maleve Ande. Cocora ishte emri i një princeshe Quimbayan-e, që ishte vajza e prijësit lokal Acaime, dhe emri i saj do të thotë “Ylli i Ujit”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE