PARANDALOJENI SHPËRNDARJEN E COVID-19 DUKE E MBAJTUR DISTANCËN FIZIKE DHE DISTANCËN SHOQËRORE

Për më shumë se një vit, COVID-19 ka qenë temë jo vetëm në media, por edhe në shumicën e bisedave në mes të njerëzve. Bartja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike prej dy metrave dhe respektimi i të gjitha rregulloreve të tjera higjienike janë akoma jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën e mbarë njerëzimit kundër këtij virusi. Ndonëse, disa vende kanë filluar gradualisht që t’i lehtësojnë masat që i ndalojnë njerëzit nga shoqërimi, por një rekomandim është ende në fuqi në mbarë botën – mbajtja e distancës fizike. Për këtë arsye, le ta analizojmë pse kjo masë është kaq e rëndësishme në luftën kundër COVID-19 dhe sa kohë mund të zgjasë.

 

Nga fundi i Luftës së Parë Botërore, një grip i tmerrshëm filloi të përhapej në tërë botën. Virusi përgjegjës për sëmundjen, që u bë e njohur si gripi spanjoll, infektoi më shumë se një të katërtën e popullsisë së botës.

 

Me numrin e vdekjeve që vlerësohet të jetë në mes të 50 dhe 100 milionë njerëzve, kjo ishte një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit. Një analizë e masave të ndërmarra në disa qytete në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1918 tregoi se ato që i ndaluan në fillim të pandemisë tubimet publike, i mbyllën teatrot, shkollat dhe kishat, patën shkallë më të vogël të vdekjeve.

 

Pak më shumë se 100 vjet më vonë, bota po përballet me një pandemi tjetër, këtë herë nga një virus tjetër – virusi korona i quajtur SARS COV2 ose më zakonisht i njohur si COVID-19. Sot, popullsia globale i ka gjashtë miliardë njerëz më shumë se sa në vitin 1918. Megjithëse COVID-19 është dallon shumë nga gripi spanjoll – veçanërisht për sa i përket se kë e ndikon më së shumti – këtu e kemi një mësim të rëndësishëm për atë se çfarë ndryshimi mund të bëjë distancimi shoqëror.

 

Distancimi shoqëror është një masë që e ndalon ndërveprimin fizik të njerëzve dhe kështu e vështirëson përhapjen e infektimit në mbarë njerëzimin. Shumë shtete në botë tani po aplikojnë masa të ndryshme në përpjekje për ta imponuar distancën shoqërore për ta ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Ato variojnë nga ndalimi i tubimeve masive, mbyllja e hapësirave publike si palestrave, pubeve dhe klubeve, zhvillimi i mësimit në distancë, dhe në disa vende urdhërimin për mbylljen e plotë dhe detyrimin e njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

 

Pse është distancomi shoqëror strategji e rëndësishme?

Ekziston një arsye e mirë pse distancomi shoqëror është bërë strategji kaq e rëndësishme në kontrollimin e pandemisë së COVID-19. Besohet se në fazën e hershme të epidemisë, çdo person i infektuar me COVID-19 mund t’ua transmetojë virusin mesatarisht në 2-3 personave të tjerë. Epidemiologët e matin këtë përhapje me ndihmën e të ashtuquajturit “numri i riprodhimit”.

 

Periudha e inkubacionit – koha nga infeksioni deri në shfaqjen e simptomave – është treguar të jetë rreth pesë ditë për COVID-19, ndonëse simptomat mund të shfaqen deri në 14 ditë pas infektimit.

 

Nëse jeni të infektuar dhe vazhdoni të shoqëroheni si zakonisht, ka shumë të ngjarë që ta transmetoni virusin tek dy ose tre miq ose anëtarë të familjes, të cilët më pas mund të infektojnë 2-3 persona të tjerë. Kështu, brenda një muaji, një rast i vetëm mund të çojë në 244 raste të reja, dhe për dy muaj kjo shifër mund të shkojë deri 59.604 raste.

 

Tashmë ka prova të mjaftueshme se qëndrimi në shtëpi dhe mbajtja e distancës së sigurt prej dy metrave nga të tjerët mund ta ngadalësojë përhapjen e sëmundjes dhe ta ndalojë efektin domino.

 

Natyrisht, qëndrimi larg miqve dhe të afërmve nuk është i lehtë. Por. Distancomi shoqëror nuk do të thotë doemos shkëputje e të gjitha kontakteve. Fatmirësisht, ndryshe nga viti 1918, sot ne mund të qëndrojnë në kontakt me të dashurit tonë përmes teknologjive moderne të komunikimit si rrjetet sociale, aplikacionet për porosi dhe video-thirrjet në internet. Kjo i mban të sigurt personat që i duam dhe pa dyshim e arsyeton gjithçka.

 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës i ka miratuar disa udhëzime për të parandaluar dhe luftuar COVID-19.

 

Promovoni dhe respektoni distancën fizike.

 

– Gjithmonë mundohuni që të mbani distancën fizike prej së paku 2 metrave.

 

Mbani dhe promovoni higjienën e duarve

 

– Lani duart me ujë dhe sapun, përndryshe përdorni dezinfektues me bazë alkooli prej 60-70%.

 

– Lani/fërkoni duart për të paktën 20 sekonda.

 

– Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastra.

 

Barteni dhe nxitni të tjerët që të bartin maska të fytyrës

 

– Bartja e maskave është e detyrueshme në të gjitha ambientet publike.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE